Çmimet e shërbimet hotelierike u rritën në shtator në RMV

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në shtator 2024, në krahasim me muajin gusht 2024 është rritur për 0.2 %, transmeton Portalb.mk.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, është vërejtur rritje në grupet ushqime për 0.3 %, Pije joalkoolike për 0.3 % dhe P=pije joalkoolike për 0.1 %.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në shtator 2024, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 5.2 %.

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – shtator 2024, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është rritur për 5.5 %, derisa në krahasim me dhjetorin e vitit 2023 është rritur për 2.8 %.

 

Enti Shtetëror i Statistikave RMV (ESHS)Shërbime hotelerike