Çka premtojnë Daut Memishi dhe Nazim Taipi në programet e tyre për Komunën e Tearcës?

Në këto zgjedhje lokale për kryetar të Komunës së Tearcës garojnë dy kandidatë, Daut Memishi nga VLEN dhe Nazim Taipi nga AKI. Në Komunën e Tearcës këto zgjedhje të drejtë vote kanë 22,688 qytetarë. Portalb.mk ka analizuar premtimet e dy kandidatëve nga programet e tyre.

Sipas anketës së Portalb.mk për problemet e kësaj komune, qytetarët kanë vlerësuar si problem më të madh me 20.6 % shërbimet komunale (uji i pijshëm, grumbullimi i mbeturinave, ndriçimi publik, pagesat e taksave), me 20.3% infrastrukturën (rrugët, parkimi, komunikacioni, ndërtimet), me 15.6% arsimin (kushtet në shkolla, politizimi, mungesa e stafit), me 15.4% mjedisin (mbeturinat/deponitë, ndotja e ajrit, ndotja e ujit, ndotja e tokës), me 14.5% probleme tjera dhe me me 13.5% korrupsionin dhe nepotizmin (punësimi i kuadrove partiake, ndarja e tenderëve dhe mjeteve buxhetore, mito).

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Çfarë premton Daut Memishi për Komunën e Tearcës?

Programi i Daut Memishit bazohet në pesë shtylla: mirëqenie sociale, barazi, zhvillim, siguri dhe transparencë.

Premtimet e ndara sipas fshatrave: 

Neproshten: Rezervuar i ri i ujit për pije, me qëllim të furnizimit të pandërprerë me ujë për pije për banorët e Neproshtenit është e nevojshme ndërtimi i një rezervuari të ri të ujit për pije. Ndërtimi i një Këndi më lojëra për fëmijët, lokacioni në oborrin e Shkollës. Ndërtimi i murit të shkollës përgjatë rugës kryesore. Ndërtimi, Regullimi dhe revitalizimi i kanaleve për ujitje. Regullimi dhe revitalizimi i stadiumit të madh të fshatit. Rregullimi dhe pastrimi i shtratit të lumit. Vende të mbuluara që mbrojn nga shiu, bora dhe era te ruga kryesore poshtë ku priten Autobusat në të dyja anët e rugës. 

Sllatinë: Ndërtimi i një Këndi më lojra për fëmijët. Rregullimi i rrugëve në fshat dhe rrugëve të fushës. Shpimi i tokës ose dërgimi i ujit për ujitje të fushës. Ndriçimi publik. Regullimi dhe pastrimi i shtratit të lumit. Ndërtimi, Regullimi dhe revitalizimi i kanaleve për ujitje. Infrastruktura rrugore brenda fshatit.

Tearcë: Stacion filtrimi për ujin e pijshëm. Përfundimi i kanalizimit dhe vendosja në përdorim e të njëjtit. Ndërtimi i një trotuari me standarde përgjatë rrugës kryesore që fillon prej te stadiumi dhe që mbaron tek ura që lidhën me fshatin Përshefcë. Ndërtimi i një Këndi më lojëra për fëmijët , lokacioni -zbirallë. Ndërtimi-renovimi i stadiumit të shkollës fillore. Rregullimi dhe pastrimi i shtratit të lumit, dhe murosja e shtratit në pjesën e banueshme të fshatit. Renovimi dhe vendosja në përdorim e kinemasë së fshatit. 

Përshefcë: Ndërtimi i stacionit filtrues për ujin e pijshëm. Infrastruktura rrugore. Rekonstruimi i urrës që lidh fshatin Tearcë me fshatin Përshefcë. Renovimi i sallës së shkollës. Rregullimi i kanaleve për ujitjen e tokave bujqësore. Pastrimi i deponisë te vendi i quajtur orma. Kanalizimi fekal dhe atmosferik. 

Gllogjë: Infrastruktura rrugore. Pastrimi i deponisë ndërmjet fshatit Gllogjë dhe Dobrosht. Kanalizim fekal dhe atmosferik. Ndriçimi publik. Rregullimi i kanaleve për ujitjen e tokave bujqësore. Mirëmbajtja dhe revitalizimi i rrugëve të fushës. Rekonstruimi i stadiumit te vogël me mundësi me bar artificial. 

Dobrosht: Rregullimi i rrjetit primarë dhe vendosja e filtrave. Kanalizimi fekal. Asfaltimi i rrugës prej te xhamia e re deri tek shkolla. Rregullimi i sistemeve për ujitjen e tokave bujqësore. Kënde lojërash për fëmijë. Ndriçimi publik. Pastrimi i deponive. 

Odër: Ndërtimi i rezervuarit ndihmës për shtimin e kapaciteteve të ujit. Pastrimi i deponisë dhe shndërrimi i të njëjtës në park për rekreacion. Salla sportive Pastrimi i shtratit të lumit, dhe kanaleve per ujitje te fushave. Rruga që lidh fshatin Odër dhe Nerasht dhe Bellovisht. Infrastruktura rrugore brenda fshatit. Rregullimi i ndriçimit publik dhe mirëmbajtja. 

Nerasht: Kanalizimi fekal dhe atmosferik. Asfaltimi i rrugës kryesore. Rrjeti sekondar i ujit të pijshëm. Trotuar në rrugën kryesore Nerasht-Dobrosht. Kënd lojërash dhe fushë sporti. Zgjerimi i planit urbanistik. Zvogëlimi i brezit mbrojtës të lumenjve, që është pengesë për legalizimin dhe ndërtimin e shtëpive të reja. 

Mes tjerash ai zotohet për përkrahej në arsim, kulturë, zhvillim ekonomik, humanizëm, sport, rekreacion, turizëm, shëndetësi, kujdes ndaj personave me aftësi të veçanta dhe pensionistët, mërgatë, trajtim i kafshëve endacake, transport publik, pastërti publike, bujqësi. Ai premton hapjen e çerdhes në këtë komunë, si dhe rregullimin e stadiumit në Tearcë. 

Çfarë premton Nazim Taipi për Komunën e Tearcës?

Programi zgjedhor i Nazim Taipit është i fokusuar në shtatë prioritete: zhvillim ekonomik dhe infrastrukturë, arsim dhe kulturë, rini dhe sport, shëndetësi dhe politika sociale, diaspora, bujqësia, mjedisi. 

Zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura: Asfaltimi i rrugës lokale nga Xhamia e Re deri te Lagjja e Epërme (Odër). Vazhdimi i trotuarit në rrugën rajonale Odër – Jazhincë (Odër). Shtimi i kapaciteteve të rezervuarit për ujë të pijshëm (Odër). Rregullimi i shtratit të lumit (Odër). Vazhdimi i asfaltimit të rrugës kryesore deri te shkolla (Nerasht). Bekatonizimi i “Rrugës së Gjatë” deri te pronat private (Nerasht). Ndërtimi i rrugës lokale mes Nerashtit dhe Përshefcës (Nerasht). Rruga Nerasht – Odër (Nerasht). Investime në rritjen e ujësjellësit dhe stacionin filtrues (Dobrosht). Asfaltimi i rrugës kryesore që kalon përmes fshatit (Dobrosht). Ndërtimi i rrethrrotullimit pranë parkut (Dobrosht). Asfaltimi i rrugës mbi Xhaminë e Epërme (Dobrosht). Bekatonizimi i rrugës Dobrosht – Nerasht (Dobrosht). Ndërtimi i shëtitores te rruga e Çeflikut (Dobrosht). Rregullimi i trotuarit të rrugës kryesore (Gllogjë). Ndërtimi i rrugës prapa shkollës (Gllogjë). Sanimi i kanaleve të ujërave (Gllogjë). Pastrimi dhe mirëmbajtja e deponisë në Paravishtë (Gllogjë). Bekatonizimi i rrugës në Paravishtë (Gllogjë). Realizimi i kanalizimit brenda fshatit (Gllogjë). Pastrimi dhe zgjerimi i rrugës së fushës (Gllogjë). Finalizimi i procedurave dhe hapja e çerdhes (Përshefcë). Realizimi i projektit të kanalizimit brenda fshatit (Përshefcë). Kompletimi i stacionit filtrues të ujit të pijshëm (Përshefcë). Asfaltimi i rrugëve lokale (Përshefcë). Rregullimi i kanaleve të ujitjes (Përshefcë). Rregullimi i shtratit të lumit (Përshefcë). Rregullimi i shtratit të lumit Bistrica (Tearcë). Ndërtimi dhe riparimi i trotuareve (Tearcë). Asfaltimi i rrugës afër Xhamisë së Vjetër (Tearcë). Finalizimi i rezervuarit të ujit të pijshëm (Tearcë). Investim në sistemin e ujësjellësit dhe filtrimit (Leshkë). Investim në rrjetin primar dhe sekondar të ujit të pijshëm (Sllatinë). Kanalizimi për ujërat e zeza (Sllatinë). Asfaltimi i rrugëve nr. 103, 104, 105 dhe 108 (Sllatinë). Pastrimi i deponive dhe grumbullimi i mbeturinave inerte (Sllatinë). Ndërtimi i rezervuarit për ujin e pijshëm (Neproshten). Asfaltimi i rrugës kryesore dhe ndërtimi i trotuarit (Neproshten). Vendosja e kabinave në stacionin e autobusëve (Neproshten).

Arsim: Riparimi i sistemit të ngrohjes qendrore në shkollë (Odër). Shtrimi i fushës sportive të shkollës me kullosë artificiale (Odër). Rikonstruimi i shkollës periferike (Dobrosht). Adaptimi i sallës ekzistuese në amfiteatër (Tearcë). Ndërtimi i këndeve për fëmijë në Bigur dhe Zbirallë (Sllatinë). Realizimi i planit ideor për “Shtëpinë e Kulturës” (Sllatinë). Ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijë (Neproshten). 

Rini dhe sport: Qendër Rinore në nivel komunal. Panair i karrierës. Rivitalizimi i Qendrës Rekreative Sportive (Odër). Realizimi i projektit për qendrën sportive te vendi “Bare” (Nerasht). Rregullimi i parkingut dhe elektrifikimi i fushës së sportit (Dobrosht). Investime në këndet e lojërave (Dobrosht). Qendër multifunksionale rekreative dhe sportive (Gllogjë). Rregullimi i stadiumit dhe këndit për lojëra në lagjen te shkolla (Gllogjë). Furnizimi me rekuizita sportive të sallës së shkollës (Përshfecë). Stinimi i fushës sportive të shkollës me kullosë artificiale (Përshfcë). Ndërtimi i sallës sportive në shkollën fillore (Tearcë). Rregullimi i fushës sportive të shkollës (Tearcë). Renovim dhe mirëmbajtje e stadiumit (Tearcë). Ndërtimi i parkut rekreativ-sportiv (Tearcë). Furnizimi me rekuizita sportive të sallës së shkollës (Neproshten). Renovim dhe mirëmbajtje e stadiumit (Neproshten).

Shëndetësi dhe politika sociale: Investime në pajisje dhe kushte në ambulanca. Ndihma për familjet e varfra, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara. Qendra ditore për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta. 

Mjedisi: Vendosja e stacioneve për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe publikimi i të dhënave për transparencë. Subvencione për amvisëritë që kalojnë nga druri e thëngjilli në sisteme më ekologjike. Gjoba dhe detyrim për respektim të standardeve mjedisore nga fabrikat dhe punishte lokale. Linja të reja autobusësh për nxënësit dhe studentët. Shtigje për biçikleta dhe këmbësorë. Rinovim i flotës komunale me mjete elektrike ose hibride. Stacione për karirkim të makinave elektrike. Platformë online për raportim të ndotjes she për konsultime publike mbi projektet ekologjike. Aplikim për fonde të BE-së dhe donatorëve ndërkombëtare. Plan emergjent për përmbytje, zjarre dhe rrëshqitje dheu. Modernizim i njësisë së zjarrfikësve dhe trajnime për qytetarët. 

Diaspora: Zyra e diasporës. Platformë digjitale për diasporën. Mbështetje për investime. Java e diasporës. 

Bujqësia: Subvencione për komunale. Kooperativa bujqësore dhe tregje. Infrastrukturë rurale. Agroturizëm.

Ndryshe, këto janë zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e vendit. 

Rrethi i parë do të mbahet më 19 tetor, ndërsa rrethi i dytë më 2 nëntor. 

Fushata për rrethin e parë ka filluar më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 17 tetor, ndërsa fushata për rrethin e dytë do të vazhdojë deri më 31 tetor.

Komuna e TearcësPortalb Fakt - Premtime parazgjedhoreZgjedhje lokale RMV 2025