CIVIL kërkon mbrojtjen e fëmijëve nga propaganda: Abuzimi politik të ndalet menjëherë

Fëmijët nuk duhet të lejohen të bëhen viktima të politikës dhe të operacioneve të propagandave të huaja keqdashëse. Partitë politike dhe përkrahësit e tyre duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve dhe jo në keqpërdorimin e tyre, kujton CIVIL dhe kërkon nga institucionet që të sanksionojnë ata që në çfarëdo mënyre i përfshijnë fëmijët në politikë, transmeton Vërtetmatësi.

Ekipi monitorues i CIVIL ka konstatuar një numër të madh të rasteve të keqpërdorimit të fëmijëve dhe të miturve, si në kontekstin zgjedhor, ashtu edhe për përhapjen e urrejtjes etnike dhe fetare, por edhe për përhapjen e propagandës dashakeqe ruse.

Nga aty theksojnë se abuzimi politik ndaj fëmijëve është i ndaluar me ligj.

CIVIL kërkon nga partitë politike, prindërit, mediat dhe institucionet që t’i lirojnë fëmijët dhe të miturit nga ambiciet e tyre politike, sepse me këtë shkelin ligjin dhe të gjitha normat etike.

“Fëmijët nuk duhet të lejohen të jenë viktima të politikës dhe të operacioneve të propagandës së huaj keqdashëse! Partitë politike dhe mbështetësit e tyre duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve, jo abuzimin e tyre. Shteti dhe institucionet kanë obligim që fëmijëve t’u sigurojnë zhvillim fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social, një mënyrë jetese të shëndetshme dhe normale në kushte lirie dhe dinjiteti”, thuhet në njoftimin e CIVIL-it.

Fëmija/ëOJQ CivilVertetmatës recension - verifikim i fakteve