Çfarë i duhet Shqipërisë për ta kaluar grupin në Kampionatin Evropian?

Përderisa janë ende duke u zhvilluar ndeshjet e dyta të fazës grupore, UEFA të shtunën ka shkruar për mundësitë e përfaqësueseve për ta kaluar grupin në Kampionatin Evropian. Dy skuadrat më të mira të secilit grup, dhe katër më të mirat e vendit të tretë, avancojnë në 1/8 e finales, transmeton Koha.net

Shqipëria është në Grupin B bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Spanja me dy fitore tashmë ka kaluar tutje si fituese e grupit.

Italia do të avanconte në mesin e 16-të skuadrave më të mira nga vendi i dytë, nëse barazon me Kroacinë. Italia nuk do të mund ta kalonte grupin nëse humb, dhe nëse Shqipëria e mposht Spanjën.

Shqipëria do të kalonte në 1/8 e finales nga vendi i dytë nëse e mposht Spanjën dhe në ndeshjen tjetër, Kroacia fiton ndaj Italisë. Shqipëria do të përfundonte para Kroacisë me goldallim më të mirë, ose me më shumë gola të shënuar, me pikë, apo edhe me renditje më të mirë në kualifikimet për në Kampionatin Evropian. Shqipëria do të ishte pa gjasa për ta arritur fazën nokaut nëse mposhtet, apo nëse barazon dhe Kroacia e mposht Italinë.

Kroacia do të kalonte në raundin tjetër të këtij turneu nga vendi i dytë në grup nëse e mposht Italinë dhe Shqipëria nuk fiton ndaj Spanjës (nëse Shqipëria fiton po ashtu, Kroacia dhe Shqipëria do ta ndanin vendin e dytë dhe të tretë nga kriteret e përmendura më lartë). Kroacia do ta kishte të pamundur kalimin tutje nëse mposhtet ose barazon, dhe nëse Shqipëria e shmang disfatën.

Kupa Evropiane Futboll Euro 2024Shqipëria