Dashi
Dashi është një shenjë dinamike dhe energjike. Mënyra më e mirë për të marrë energjinë e duhur që në mëngjes është një filxhan me çaj të zi. Çaji i zi është shumë i pasur me kafeinë dhe mund të zëvendësojë lehtësisht kafen.
Demi
Kur bëhet fjalë për mëngjesin, demi është tradicional. Çaji i mëngjesit anglez është i preferuari i tij.
Binjakët
Binjakëve u pëlqejnë të kenë një jetë sa më aktive dhe të gjallë, por kur vjen momenti i përzgjedhjes së çajit duan çaji qetësues si i lules Valeriana.
Gaforrja
Gaforrja është shumë e ndjeshme dhe preket lehtë për çdo gjë. Kjo ndjeshmëri ndikon edhe në gjendjen e saj shëndetësore. Zgjidhja është kamomili.
Luani
Luani është shenjë guximtare dhe dominues i lindur. I pëlqejnë shijet e forta, si për shembull çaji me xhinxher.
Virgjëresha
Virgjëresha është shumë racionale, nuk e lë kurrë pas dore shëndetin e saj dhe zgjedh bimët më të mira. Çaji i boronicës së kuqe dhe të zezë është i preferuari i saj.
Peshorja
Peshorja është shenja që i kushton më shumë rëndësi pamjes së saj të jashtme. Prandaj i pëlqen të pijë të gjithë çajrat bimore, ku më kryesoret janë çaji me kanellë dhe mollë.
Akrepi
Akrepit i pëlqen kuzhina e mirë dhe ushqimet kalorike. Por kur bëhet fjalë për çajin, sipas living mundohet të zgjedhë produkte sa më të shëndetshme si p.sh çaji me agrume.
Shigjetari
Shigjetarit i pëlqejnë shijet ekzotike. E njëjta shije lidhet edhe me çajin. Çaji me ananas, avokado apo dhe banane janë më të mirët që duhet t’i ketë në tryezë.
Bricjapi
Pas një dite të lodhshme në punë, Bricjapi ka nevojë për qetësi dhe relaks të plotë. Mënyra më e mira për të çliruar tensionin është një çaj me shijen e pasiflorës.
Ujori
Një ndër gjërat që një ujor nuk arrin dot të përballojë është stresi. Për t’u qetësuar duhet një çaj i mirë jeshil.
Peshqit
Peshqit janë shumë romantikë dhe ëndërrimtarë. U pëlqejnë shijet e lehta si çaji i mentes. Ky i fundit është shumë dobiprurës dhe i shëndetshëm.