Buka më e mirë për diabetikët, cilën duhet të zgjidhni

Aroma e bukës së sapo dalë nga furra ka fuqinë të të ndezë të gjitha shqisat dhe të fton në ‘mëkat’ nëse e ngrëna e bukës mund të quhet e tillë, transmeton AgroWeb.

Në këtë artikull të AgroWeb.org diabetikët dhe familjarët e tyre do të mësojnë për alternativat më të shëndetshme të brumit.

Buka me fibër

Buka e përgatitur me drithë të plotë, e pasur në fibër është më e mira për diabetikët.

Sipas ekspertëve, tërshëra dhe embrioni i grurit janë ndër drithërat më të shëndetshme.

Ata shprehen se diabetikët duhet t’i përmbahen sasive të rekomanduara të karbohidrateve në një vakt por gjithësesi mund të përgatisin vetë bukën me përbërësit më të shëndetshëm.

Përbërësit më të shëndetshëm të bukës

Një bukë e shëndetshme duhet të përmbajë përbërës të pasur me proteinë, yndyrna të mira dhe fibër.

BukëShëndetësi - Shëndeti