Brenda ditës Policia e Maqedonisë së Veriut vetëm në Shkup dënoi 178 shoferë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar 178 kundërvajtje nga ngasësit gjatës ditës së djeshme në komunikacionin e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Sektori për punë të brendshme në Shkup gjatë ditës së djeshme i vazhdoi kontrollet në fushën e komunikacionit. Në terrotiroin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 178 masa”, raportojnë nga Policia.

Në listën e dënimeve theksohen 67 dënime për tejkalimin e shpejtësisë, gjashtë për ngasje pa leje dhe po aq për përdorimin e telefonit, ndërsa tre dënime janë regjistruar për rripin e sigurisë.

Aksident trafiku rrugor (veturë motor biçikletë bus)KomunikacioniMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Patentë patenta e shoferitPolicia e Maqedonisë së VeriutVetura - Automjet - Automobil
Comments (0)
Add Comment