Bosnja dëboi dy diplomatë serbë: 48 orë kohë për t’u larguar

Ministri i Jashtëm boshnjak, Elmedin Konakoviç këtë të marte ka njoftuar se qeveria e Bosnjës ka vendosur dëbimin nga vendi të dy diplomatëve serbë, të cilët kanë afat 48 orë për largim. Gjithashtu, është marrë vendim për heqjen e pëlqimit për Deklaratën e përbashkët për marrëdhëniet ndërfqinjësore, transmeton Euronews.

Kjo deklaratë duhej të nënshkruhej më 1 tetor në Mal të Zi. Zyrtarët që u urdhëruan të largohen janë Milan Dulanoviç dhe Danko Maksimoviç, këshilltarë në Ambasadë. Një ditë më parë, Bosnja vendosi të largojë nga Ambasada e saj në Beograd shumicën e stafit.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, ka noftuar gjithashtu se i gjithë personeli diplomatik i Ambasadës së Bosnjës në Serbi do të tërhiqet, si përgjigje ndaj veprimeve të zyrtarëve serbë pas vdekjes dhe varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.

Konakoviq tha se në Beograd mund të mbeten vetëm ambasadori dhe konsulli, pasi për emërimin dhe shkarkimin e tyre vendos Presidenca e Bosnjës, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të tërhiqet.

Sipas tij, shërbimet konsullore pritet të transferohen te ambasadat e Bosnje e Hercegovinës në Zagreb dhe Podgoricë.

Ai e arsyetoi vendimin me zhvillimet në Serbi pas vdekjes së Mlladiqit, përfshirë varrimin, ceremoninë përkujtimore dhe mesazhet që janë shfaqur në publik.

“Po të mundesha, që sot do t’i ndërprisja marrëdhëniet diplomatike me Serbinë. Ajo që mund të bëj është të punoj që marrëdhëniet t’i zvogëloj në minimumin e mundshëm”, tha Konakoviq.

Bosnja e HercegovinaSerbia