Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkombëtar të blerjeve, në shenjë proteste për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe inflacionit të lartë në këtë shtet ballkanik, treguan shifrat zyrtare, raporton Radio Evropa e Lirë.
Protesta, që u nxit nga grupet e konsumatorëve, synoi rritjen e presionit ndaj shitësve me pakicë që ata i fajësojnë për rritjen e inflacionit.
Thirrja për bojkot u shpërnda nëpër rrjetet sociale përmes së cilës iu bë thirrje kroatëve që të “mos blejnë asgjë”.
Deri në orën 11:00, dyqanet kishin lëshuar 40 për qind më pak fatura krahasuar me periudhën e njëjtë të premten e kaluar, tha përmes një njoftimi administrata tatimore e shtetit.