Edhe pse punimet për vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” nga shkolla tekstile deri te Spitali i Qytetit të Tetovës filluan para një viti. Ky bulevard nuk është hapur ende. Punimet u ndërprenë për shkak të kushteve klimatike, ndërkaq ka pasur edhe probleme tjera. Kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës, Besar Durmishi premtoi se nëse moti do të jetë i mirë, bulevardi do jetë gati në fund të muajit, shkruan Portalb.mk.
Durmishi theksoi se ka pasur vonesa gjatë realizimit të punëve për hapjen e këtij bulevardi, ku javën e kaluar patën takim me kompaninë private e cila realizon punimet, edhe përfaqësuesit e TAV-it.
“Ramë në dakordsi që shumë shpejt, në afat kohor brenda këtij muaji, eventualisht në qoftë se ka kushte të vështira klimatike mund të zgjas edhe një muaj. Në qoftë se nuk ka, në fund të këtij muaji do të përfundojë gjithçka dhe bulevardi do të jetë i lëvizshëm për të gjithë qytetarët”, tha Durmishi.
Ai tha se problem përveç kushteve klimatike dhe reshjeve të shiut, probleme ka pasur edhe me palët në lidhje me shpronësimin.
“Edhe përskaj asaj se eksproprijimi ka përfunduar, kanë dalë në terrene dhe kanë penguar kompaninë në realizimin e punëve, ku jemi detyruar si komunë të kërkojmë nga Sektori për Punë të Brendshme të marrin masa dhe të vazhdojnë punimet”, tha Drumishi.
Siç deklaroi ai, bulevardi është i gjerë 21 metra, i gjatë përafërsisht 420 metra, vlera e shpronësimit në këtë pjesë është 50 milionë denarë dhe investimi që është bërë është 45 milionë denarë.
Durmishi tha se projekti për këtë bulevard është në tre faza, ai tha se në fazën e dytë me sektorin përkatës kanë aplikuar për projektin e radhës dhe se do të fillohet me shpronësimin e pronave, nga shkolla e mesme deri në bulevardin “Ilinden”, ku pas kësaj do të hapet edhe faza e dytë. Ndërsa më pas do të shihet për fazën e tretë.
Kujtojmë që në muajin mars, kryetari i këshillit komunal tha se bulevardit pritet të jetë funksional në pranverë të këtij viti. Këtë afat kohor dhjetorin e kaluar e dha edhe kryetari i komunës.
Punimet për vazhdimin e bulevardit rifilluan me 16 maj 2022 nga Shkolla Tekstile “Goce Stojçevski”, për të përfunduar aty ku filloi udhëheqësia e kaluar gushtin e vitit 2021, tek ura nën spitalin e qytetit dhe që u la në gjysmë. Kujtojmë që në një pjesë të kësaj rruge, nga shkolla Tekstile është shtuar asfalt, ndërkaq dhjetorin e kaluar u zgjidh edhe problemi me shtëpinë e fundit që pengonte vazhdimin e bulevardit.
Premtimet për përfundimin e këtij bulevardi datojnë gati se para një dekade, i njëjti çdo herë premtohet para zgjedhjeve, ai është edhe pjesë e Programit Zgjedhor 2021-2025 për Tetovën të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës.
- LEXO: Punimet në Bllagoja Toskë zhvillohen ngadalë, Durmishi: Nëse ndërmarrja nuk punon siç duhet, do të marrë referencë negative
- LEXO: Kush e ndërton “Bllagoja Toskën”, TAV-i apo qytetarët? Qëndrime të kundërta nga këshilltarët e BDI-së dhe Komuna e Tetovës
- LEXO: Filloi rrënimi i shtëpisë së fundit në “Bllagoja Toskë”, pranvera është afati i ri sipas Kasamit për përfundimin e bulevardit
- LEXO: U arrit marrëveshje mes banorit dhe Komunës së Tetovës për rrënimin e objektit që pengon vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska”
- LEXO: Problemi me “Bllagoja Toskën”, banori: Ende jemi në gjyq, komuna: ai nuk e respekton ligjin
- LEXO: Kasami do të kërkojë asistim policor për të rrënuar objektin i cili e pengon “Bllagoja Toskën”
- LEXO: Kasami: Kemi problem me një banor për hapjen e “Bllagoja Toskës”
- LEXO: Shtëpitë nuk janë prishur, Komuna s’tregon çfarë ndodh me “Bllagoja Toskën” që duhet të mbarojë në tetor (Video)
- LEXO: Nuk dihet nëse bulevardi “Bllagoja Toska” do jetë gati në vjeshtë, Komuna e Tetovës hesht (VIDEO)
- LEXO: Bulevardi “Bllagoja Toska”, Kasami: Nuk janë ndërprerë punimet, kanë dalë disa probleme të paparashikuara
- LEXO: Kasami: Në vjeshtë përfundon bulevardi “Bllagoja Toska” (VIDEO)
- LEXO: Rifilluan punimet për vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë, këtë herë prej te shkolla tekstile (VIDEO)