Biden dhe Netanyahu do të takohen më 25 korrik

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, më 25 korrik, një ditë pasi ai t’i drejtohet me një fjalim Kongresit amerikan, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Lajmin e transmeton agjencia AFP, duke u thirrur në një zyrtar amerikan.

Data e takimit në Shtëpinë e Bardhë ishte e pavendosur, pasi Biden u infektua me koronavirus dhe ishte në izolim në shtëpinë e tij në Dellauer.

Izraeli raportoi fillimisht se dy liderët do të takoheshin më 23 korrik.

Netanyahu pritet t’i drejtohet Kongresit të SHBA-së të mërkurën, në lidhje me luftën e ushtrisë së tij në Gazë.

Pavarësisht kësaj lufte, SHBA-ja ka vazhduar mbështetjen për Izraelin, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në sigurimin e armëve, por Biden ka shprehur disa herë shqetësime për sjelljen e Izraelit.

Në një rast, ai e ka cilësuar atë si “ekstreme”.

Lufta në Gazë ka shpërthyer në tetor të vitit të kaluar, ku Izraeli është duke kryer sulme makabre në Gazë – enklavën e bllokuar dhe deri tani janë vrarë mbi 39.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta.

Benjamin Netanjahu (Netanyahu)Xho Bajden (Joe Biden)