Përmes një reagimi publik, Bashkësia Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar që mos të përdoret figura e Reisit për reklama të ndryshme në platforma digjitale, transmeton Portalb.mk.
“Këto përmbajtje nuk kanë asnjë lidhje me Bashkësinë Fetare Islame, nuk janë pjesë e komunikimit tonë zyrtar dhe nuk gëzojnë asnjë miratim apo autorizim nga Reisul Ulemaja. Përdorimi i identitetit të tij në këtë mënyrë përbën një mashtrim ndaj publikut dhe një cenim të dinjitetit të institucionit”, raportoi BFI-ja.
Ata sqaruan që aktivitetet zyrtare të BFI-së publikohen ne faqet zyrtare të BFI-së dhe jo në hapësirat tjera, ndërkohë u kërkua nga platformat që të fshijnë këto përmbajtje të rrejshme,
“Bashkësia Fetare Islame do të ndjekë të gjitha rrugët e nevojshme institucionale dhe juridike për të mbrojtur autoritetin e Reisul Ulemasë, integritetin e institucionit dhe besimin e publikut”, paralajmëroi BFI-ja, duke përkujtuar që ditëve të fundit në rrjetet sociale është përdorur pamja dhe zëri i Reisul Ulemasë së BFI-së, Hfz.H. Shaqir ef. Fetahi.