Komisioni Evropian do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në luftim të zjarreve pyjore, ka thënë të martën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ai ka thënë se katër helikopterë dhe tre aeroplanë për luftim të zjarreve janë dërguar në Maqedoninë e Veriut, e cila është në gjendje krize që 30 ditë.
Ujvari ka thënë se dy helikopterë për luftim zjarresh do të dërgohen nga Republika Çeke për në Bullgari.
Në Maqedoninë e Veriut është në fuqi një ndalesë e plotë në lëvizjet në pyje, për shkak të rrezikut nga zjarret, të cilat kërcënojnë qindra hektarë tokë.
Të ndihmuara nga erërat dhe temperaturat e larta, zjarret po përhapen me lehtësi duke rrezikuar disa vendbanime.
Ndryshe, Serbia dhe Kroacia kanë ofruar ndihmë për shuarjen e zjarreve. Më 15 korrik, Turqia dërgoi një helikopter dhe dy “airtraktorë” në Maqedoninë e Veriut, për t’iu bashkuar gjendjes së krizës së luftës kundër shuarjes së zjarreve.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut pardje ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit.
- LEXO: Serbia dhe Kroacia dërguan ekipe për shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: RMV, 11 zjarre aktive, ndër të cilët me i vështirë për tu shuar është ai në malin Serta
- LEXO: RMV, një helikopter dhe dy “airtractors” nga Turqia iu bashkuan përpjekjes për shuarjen e zjarreve
- LEXO: Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize për 30 ditët e ardhshme