BE-ja e shqetësuar për mungesën e bashkëpunimit mes organeve për kontroll financiar në RMV

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal

Kapitulli i 32. Kontrolli financiar – racionalizim për revizion të brendshëm, realizim i një ndikimi real të të jashtmit

Kapitulli po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në aderim, për shkak të rëndësisë së përgjegjësisë në menaxhimin e financave publike dhe shpenzimin e mjeteve publike. Prandaj, kjo çështje është një hallkë e rëndësishme në sistemin e përgjithshëm për luftimin e korrupsionit.

Kontrolli financiar është një kapitull në të cilin nuk ka shumë akte ligjore të BE-së, por që kryesisht ka të bëjë me kornizat dhe standardet ndërkombëtare, si dhe me praktikat e mira. Sistemi i kontrollit është i përbëtë nga dy shtylla – revizioni i jashtëm dhe ai i brendshëm. Përderisa bartësi i revizionit të jashtëm është institucioni i pavarur i revizionit – në vendin tonë Enti Shtetëror i Revizionit, revizioni i brendshëm merret me sistemet dhe strukturat që duhet të sigurojnë punë solide financiare. Fushat e tjera e mbulojnë mbrojtjen e interesave financiare të BE-së nga mashtrimi dhe mbrojtjen e euros nga falsifikimi.

Për sa i përket kontrollit të brendshëm, i cili vlerësohet pjesërisht i harmonizuar , vihet re se edhe pse korniza ligjore ekzistuese vlerësohet si adekuate, në këtë fushë pritet një ligj i ri. Megjithatë, duket se problemi kryesor nuk është ligji. Si probleme më domethënëse që po zgjasin prej vitesh, veçojmë nevojën për të përforcuar përgjegjësinë e menaxhimit dhe për të inkurajuar delegimin e përgjegjësive. Pastaj, i rëndësishëm është edhe rekomandimi për zgjidhjen e problemit të fragmentizimit të strukturave në sektorin publik, përmes reduktimit të numrit të madh të përfituesve të drejtpërdrejtë të buxhetit. Krahas kësaj, është konstatuar edhe fragmentarizimi i njësive të kontrollit financiar, për të cilat KE rekomandon që të racionalizohen. Ka edhe një rekomandim për përforcimin e kapaciteteve në të gjitha pjesët e sistemit. Shqetësues është vlerësimi për bashkëpunim të pamjaftueshëm dhe mungesës së koordinimit ndërmjet organeve të kontrollit të brendshëm (njësive të kontrollit të brendshëm dhe inspeksioni financiar), Entit Shtetëror të Revizionit dhe organeve kundër korrupsionit.

Përsa i përket revizionit të jashtëm, sugjerohet shprehimisht përfshirja e Entit Shtetëror të Revizionit në Kushtetutë. Rekomandohet fuqizimi i kapaciteteve të këtij institucioni dhe përmirësimi i cilësisë. Fokusi kryesor është vënë tek ndikimi i revizionit të jashtëm, me rekomandime konkrete për përforcimin e mbikëqyrjes parlamentare (përfshirë këtu edhe raportet financiare individuale), për transparencë dhe llogaridhënie të përgjithshme për menaxhimin e financave publike, por edhe për përforcimin e bashkëpunimit me institucionet për luftë kundër korrupsionin dhe organe e përndjekjes.

Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së nga mashtrimet, është i dukshëm dhe pozitiv vlerësimi për bashkëpunimin në hetimet e Bankës Popullore me institucionet relevante në BE. Për mbrojtjen e euros nga falsifikimi kërkohet përforcim i masave për parandalim, zbulim dhe hetim.

Rezyme e konstatimeve

Raporti nga skriningu, Klasteri 1, Kapitulli 32. Kontrolli financiar

Fusha Rezyme e konstatimeve
I. Kontrolli i brendshëm financiar publik
I.A Kontrolli i brendshëm dhe përgjegjësia menaxheriale
I.B. Revizioni i brendshëm

 

 

Harmonizim i pjesshëm

–   Korniza ligjore për kontrollin e brendshëm financiar publik (KBFP) kryesisht është adekuate, por duhet të miratohet një ligj i ri për  KBFP për definim më të mirë dhe për përforcim të përgjegjësisë menaxheriale.

–   Për të siguruar një implementim adekuat kapacitetet e Njësisë Qendrore të Harmonizimit duhet të përmirësohen, ndërsa organizimi i njësive për revizion të brendshëm të racionalizohet.

II. Revizioni i jashtëm

 

 

 

–   Duhet të përforcohet transparenca dhe llogaridhënia e menaxhimit me fondet publike, si dhe kapacitetet financiare dhe njerëzore të Entit Shtetëror të Revizionit (EShR).

–   Pavarësia e EShR-së mbetet për tu futur në Kushtetutë.

III. Mbrojtja e interesave të BE-së nga mashtrimi

 

 

Harmonizim i pjesshëm

–   Maqedonia e Veriut duhet ta implementojë legjislacionin më të ri për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

–   Bashkëpunimi me Komisionin Evropian për Hetime është i mirë, por mandati i autoriteteve kombëtare për bashkëpunim në hetime duhet të revidohet.

IV. Mbrojtja e euros nga falsifikimi Harmonizim i pjesshëm

–   Duhet të përforcohet implementimi.

 

Enti Shtetëror për Revizion RMV (ESHR)Eurointegrime Negociata RMV-BEKomisioni Evropian (KE)Malinka Ristevska Jordanova