BDI: 380 mijë euro për shërbime bravandreqëse-salduese nga Qeveria në ESM

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një konference për shtyp ka akuzuar për siç e quajnë një “skandal” lidhur me Fatmir Limanin, i cili përmes kryetarit të degës dhe udhëheqësit të TEC Osllomej ka realizuar tender për shërbime bravandreqëse-salduese edhe pse TEC Osllomej ka mbi 1000 të punësuar, raporton Portalb.mk.

Arta Bilalli Zendeli nga BDI theksoi se vlera e tenderëve me 2 firma të vetme kap vlerën prej mbi 23 500 000 denarë ose mbi 380 000 euro.

“Rreth 30 euro për 1 orë punë paguhet për shërbime bravandreqëse ose thënë ndryshe për ndërrim të bravave me këtë marrëveshje skandaloze. Kjo nënkupton se Elektranat e MV- EMV do të duhet t’i paguajë një firme të jashtme plot 1780 denarë për 1 orë”, tha Bilalli Zendeli.

Ata akuzuan për korrupsion përmes kësaj marrëveshjeje, ndërsa apeluan që organet kompetente të nisin procedurë për këtë rast.

Ndryshe, BDI dje akuzoi drejtorin e MEPSO-s, Burim Latifi, për punë të papërgjegjshme, ata thanë se përmes një tenderi, MEPSO ka realizuar tender për hortikulturë në vlerë të mbi 1.000.000 denarëve. Nga kompania MEPSO thonë se bëhet fjalë për një marrëveshje kornizë nga udhëheqësia e kaluar, e lidhur për një periudhë 12 mujore, që nuk ka obligim për shfrytëzimin e mjeteve.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)Keqpërdorim i pozitës zyrtare