Bastisje në një fshat të Berovës, u gjet dinamit

Sot në ora 06:00 në fshatin Mitrashinc të Berovës, pas marrjes së vendimit gjyqësor nga Gjykata Themelore e Koçanit, është kryer bastisje në shtëpinë e B.B. (63) në fshatin Mitrasinc, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë ku jeton, u gjetën 22 pako me eksploziv (rreth dy kilogramë) dhe 9 metra fitil me djegie të ngadaltë. B.B. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)