Bashkimi Evropian ndan 710 milionë euro ndihmë për komunitetet e prekura nga krizat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork njoftoi se do të ndahen rreth 710 milionë euro ndihmë humanitare, transmeton Portalb.mk.

“Konfliktet, kushtet ekstreme të motit dhe rritja e kostos së jetesës po e vështirësojnë jetën e shumë njerëzve në mbarë botën”, tha von der Leyen.

Ajo theksoi se me paketën e masave do të mbështesin komunitetet e zhvendosura në të gjithë Afrikën.

BE-ja do të investojë 380 milionë euro në Afrikën Subsahariane për “mbrojtjen e migrantëve të cenueshëm, mbështetjen e kthimit vullnetar dhe riintegrimit, forcimin e menaxhimit të migracionit dhe reagimin ndaj zhvendosjes së detyruar”.

Pjesa tjetër e fondeve do të përdoret për forcimin e kujdesit shëndetësor parësor në Etiopi (60 milionë euro), si dhe për ndihmë urgjente humanitare, 103 milionë euro për Palestinën dhe Libanin dhe 52 milionë euro për Ukrainën.

Shuma më të vogla do të ndahen edhe për rajone të tjera.

Bashkimi Evropian (BE)Komisioni Evropian (KE)Ursulla fon der Llajen (Ursula von der Leyen)