Astronautët e NASA-s u kthyen në tokë pas evakuimit mjekësor nga stacioni hapësinor

Katër astronautë janë kthyer në Tokë pas një nisjeje më herët se sa ishte planifikuar nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (INH). Zyrtarët e NASA-s e quajtën atë një “evakuim mjekësor të kontrolluar”, hera e parë në 25 vjet që një astronaut largohet nga INH për këtë arsye, raporton New York Times.

Katër astronautët, të cilët po udhëtonin në një kapsulë SpaceX Crew Dragon, ishin planifikuar të ktheheshin muajin tjetër pasi mbërriti një ekuipazh zëvendësues. Por një problem mjekësor me njërin prej tyre javën e kaluar e shtyu NASA-n të vendoste t’i sillte anëtarët e ekuipazhit në shtëpi herët.

Cilat janë rreziqet e kthimit të një astronauti të sëmurë në Tokë?

Mendojeni kthimin e astronautëve në Tokë si ekuivalentin e një udhëtimi me një ambulancë ose një transport ajror me helikopter.

Rreziqet janë të natyrshme për fluturimet hapësinore dhe astronautët do të përjetojnë forca ekuivalente me disa herë forcën e gravitetit ndërsa anijen e tyre kozmike ngadalësohet në atmosferë. Këto kushte mund të përkeqësojnë potencialisht gjendjen shëndetësore.

AstronautNASA