Arsovska po mbledh nënshkrime për të formuar parti, do të quhet “Pravda”

Kryetarja Danella Arsovska ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e një partie, mëson Fokus.mk.

Partia do të quhet “Pravda”, ndërsa selia do të jetë në rrugën Gjorçe Petrov nr.49, adresë e cila sipas të dhënave të biznis-rrjetit, është e lokalizuar aty ku janë kompanitë e bashkëpunëtorit të saj më të afërt në hije Dragan Mitkovski.

Sipas “Fokus”, në partinë e saj do të jetë sekretari i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov, si dhe Mitkovski, i cili është i afërt me babain e kryetares së Qytetit, Vanço Jovanovski.

Kjo do të jetë partia e parë e re politike në kampin maqedonas, por e katërta në skenën politike pas formimit të tre partive të tjera shqiptare nga Izet Mexhiti i dalë nga radhët e BDI-së, Arjanit Hoxhës, i dalë nga radhët e Lëvizjes Besa dhe Skender Rexhepi Zejdi, dalë nga Alternativa.

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit e paralajmëruar qysh në korrik, u formua më 13 gusht, ku po të njëjtin ditë mbajti kuvendin themelues.

Ndërsa në ditën paraprake, 12 gusht, u formua Partia Demokratike Evropiane me në krye Arjanit Hoxhën.

Partia e deputetit të pavarur Skender Rexhepi – Zejdi, quhet Lëvizja Populli dhe u shpalos më 9 shtator.

Arjanit HoxhaDanela Arsovska – DanellaIzet MexhitiLëvizja DemokratikeSkender Rexhepi Zejd