Arrestimi i dy të dyshuarve për spiunazh, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka përgëzuar AKI-në për punën e tyre lidhur me rastin e djeshem që u arrestuan dy persona të dyshuar për spiunazh, transmeton TV21.

“E përgëzoj AKI-në për punën e tyre të shkëlqyer. Jam i bindur që ka dhe shumë raste të tjera ët ngjashme”, tha ai sot pash mbledhjës së kryesisë.

Konjufca shoti se qëllimi i Serbisë është gjithmonë destabilizimi i Kosovës.

“Qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës dhe krijimi i agjentëve të brendshëm në Kosovë nga radhët e shqiptarëve që me vazhdua sfidimin e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e strukturave tona institucionale”, deklaroi Konjufca.

Glauk KonjufcaKosovaPërgjim - Spiunim Spiun(e)