Apple rriti koston e zëvendësimit të baterisë së iPhone 16 Pro dhe Pro Max

Apple ka rritur çmimin e shërbimit të zëvendësimit të baterisë në iPhone 16 Pro dhe Pro Max. Tashmë do tu kushtojë 119 dollarë për të zëvendësuar baterinë e secilit prej smartfonëve, një rritje prej 20 dollarësh krahasuar me tarifën e vjetër, raporton PCW.

Çmimi mbetet i njëjtë për modelin standard dhe Plus të iPhone 16. Në 2022 Apple rriti çmimin e zëvendësimit të baterisë së iPhone 14 me 30 dollarë në 100 dollarë.

Rritja e çmimit erdhi edhe për bateritë e iPad, MacBook dhe iPhone të vjetër ndërsa u pasuan edhe nga Apple Watch.

Bateritë me defekt mbulohen nga garancia 1-vjeçare e Apple dhe zëvendësimet janë falas nëse përdoruesit ka një plan AppleCare Plus dhe bateria është nën 80 përqind të kapacitetit origjinal.

Aplikacion (App) celular - telefonikAppleInternetiTECH - Teknologji