Anoreksia po prek edhe meshkujt, rastet po shtohen

Meshkujt po preken nga anoreksia, edhe pse një problem që haset më shumë tek femrat. Organizata britanike për çrregullimet e të ngrënit, ka vlerësuar se rreth 1.25 milionë persona në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë me një çrregullim të të ngrënit, prej të cilëve 1/4 janë meshkuj, raporton Euronews.

I njëjti burim thotë se shtrimet në spital për djem dhe burra me çrregullime të të ngrënit janë rritur me 128% brenda pesë viteve.

Megjithatë vajzat dhe gratë janë ende më të shumta në numër. Sipas OBSH 0,2% e popullsisë globale është e prekur nga çrregullimet e të ngrënit, ku bëjnë pjesë anoreksia dhe bulimia. 63,3% e personave që vuajnë janë femra, ndërsa 36,7% meshkuj. Çrregullimet e të ngrënit hasen prej moshës 10 vjeçare deri në 49 vjeç, por ekspertët cilësojnë se shumica e personave janë të grupmoshë 20-24 vjeç, ku vërehet se 0,6% e tyre vuajnë nga çrregullime të të ngrënit.

Anoreksia mund të shkaktojë pasoja fizike serioze, si anemi, tension i ulët, humbje të masës kockore dhe dëmtim të organeve.

Ekspertët i cilësojnë çrregullimet e të ngrënit ndër sëmundjet psikiatrike më vdekjeprurëse.

Anglia - Britania e MadheDita Botërore e Shëndetësisë 7 PrillSëmundjeSëmundje të rrallaShëndetësi - Shëndeti