Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Sofje është thirrur në bisedë në MPJ-në bullgare për shkak të rastit me Kadrieskin

Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Sofje Agneza Rusi – Poposka sot është thirrur në Ministrinë bullgare të Punëve të Jashtme në takim me drejtoreshën e përgjithshme për çështje evropiane Sllavena Gergova, raporton MIA. Siç  bëri të ditur MPJ-ja bullgare, në takim Gergova “ka shprehur shqetësim lidhur me sulmin” ndaj Bekir Kadrieskit, bashkëkryetar i Shoqatës së Bullgarëve “Shemeto” në Strugë.

Gergova e theksoi edhe nevojën që “autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin aksion të shpejtë për hetim efikas dhe zbatim të drejtësisë”.

“Në takim është theksuar se Bullgaria pret rezultate konkrete në lidhje me incidentet e tjera me bullgarët dhe shoqatat e tyre në Maqedoninë e Veriut”, shtohet në kumtesën e MPJ-së bullgare.

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani, sot në konferencë për shtyp në “Forumin e Prespës për Dialog” në Strugë, kërkoi të mos nxitohen me kualifikime në publik dhe të lejohen institucionet e sistemit të zbardhin të gjithë rastin me Bekir Kadrievskin dhe të lejohet që institucionet e sistemit  të zbardhin të gjithë rastin.

“Urrejtjen etnike, do ta shkatërrojmë në fillimet e saj, ashtu si intoleranca, gjuha e urrejtjes. Por le të mos nxitohemi me kualifikime dhe ta politizojmë këtë, sepse kështu dërgojmë një mesazh të keq, për çdo incident nesër të thirret në urrejtje etnike dhe të marrim ndonjë mbrojtje të caktuar dhe këtu duhet të kemi kujdes, tha Osmani në përgjigjen e pyetjes së gazetarit.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është shtet– model për tolerancë ndëretnike dhe theksoi se askush nuk do të lejohet ta shkatërrojë atë proces.

“Në këtë rast, kërkuam nga shoqëria dhe mediat bullgare që të mos nxitohen me kualifikime. Së pari,  të shohim se çfarë ka ndodhur saktësisht. MPJ-ja është pika e parë e kontaktit, dje  kontaktova edhe me MPB-në, me Qeverinë. Ne nuk duhet të vonojmë as një orë në zbardhjen e këtij rasti dhe mendoj se kështu kanë vepruar institucionet”, tha Osmani.

Sipas tij, ka dy versione për ngjarjen, njëri për sulmuesin, tjetri për të sulmuarin dhe këtë duhet ta sqarojë Prokuroria. Nëse ka elemente, sipas Osmanit do të reagohet, pasi siç thekson, “është një çështje që nuk do ta lejojmë të bëhet trend në shtet”.

Në ndërkohë, Kadrieski, i cili është bashkëkryetar i Shoqatës Bullgare “Shemeto”, për BNT ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë shërimin  në Bullgari. Sipas deklaratës së tij, mjekët në spitalin e Strugës nuk po i japin mjekimin adekuat. Ai do të transferohet në Akademinë Mjekësore Ushtarake (AMU) në Bullgari.

Ambasada e Bullgarisë në RMVBullgariaEurointegrime Negociata RMV-BEMarrëveshja me BullgarinëMinistria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ)Qeveria e Maqedonisë së Veriut
Comments (0)
Add Comment