Kryeministri australian Anthony Albanese tha të mërkurën se nuk e mori sigurinë e tij si të mirëqenë, pasi u evakuua nga rezidenca e tij për disa orë pas një kërcënimi me bombë, transmeton Euronews.
Albanese u evakuua nga banesa e tij në Canberra të martën vonë pas kërcënimit dhe u kthye disa orë më vonë pasi nuk u gjet asgjë e dyshimtë. Policia tha se nuk kishte rrezik të vazhdueshëm.
Frika për bombë ishte pjesë e disa email-eve kërcënuese që iu dërguan një përfaqësuesi të Shen Yun, një trupë e vallëzimit klasik kinez e ndaluar në Kinë, e cila pritet të performojë në Australi këtë muaj, tha një zëdhënës i grupit në një deklaratë.
Email-i i dërguar organizatorëve lokalë të grupit dhe i shkruar fillimisht në gjuhën kineze dhe pretendohej se eksplozivët ishin vendosur rreth banesës së Albanese-s dhe do të shpërthenin nëse grupi do të jepte shfaqje në vend.
“Nëse këmbëngulni të vazhdoni me shfaqjen, atëherë rezidenca e kryeministrit do të shndërrohet në një rrënoja të përgjakur”, shkruhej në një nga emailet.
Grupi raportoi kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare australiane dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit, tha zëdhënësi.
“Ne i vlerësojmë hapat e ndërmarrë për të siguruar sigurinë publike dhe për të mbrojtur zyrtarët e zgjedhur, përfshirë kryeministrin”, tha një zëdhënës.
“Mendoj se është vetëm një kujtesë, shfrytëzoni çdo mundësi për t’u thënë njerëzve, ulni tensionet për hir të Zotit. Nuk mund t’i marrim këto gjëra si të mirëqena”, tha Albanese në një aktivitet në Melbourne të mërkurën.
Më herët, Albanese postoi një foto në Instagram të qenit të tij duke qëndruar pranë një dere në The Lodge, rezidenca e tij zyrtare në Canberra, me një mbishkrim ku falënderonte policinë për punën e tyre.