Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) ka formuar lëndë sipas informatës së marrë për udhëtimin e djalit të kryeministrit Hristijan Mickoski në Uashington. Kryetarja e KSHPK, Tatjana Dimitrovska në deklaratë për MIA-n thotë se është formuar lëndë nga shkrimet në media.
Dimitrovska tha se tashmë janë drejtuar në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë dhe kanë kërkuar informacion se kush ka udhëtuar së bashku me kryeministrin në Uashington, gjegjësisht të konfirmohet nëse djali i Mickoskit ka udhëtuar me të në kurriz të buxhetit dhe në çfarë funksioni. Dokumentacioni është dërguar, ndërsa afati për përgjigjen e institucioneve, shtoi ajo, është 15 ditë.
Ndryshe, LSDM-ja opozitare para disa ditëve ka reaguar në lidhje me dyshimet nëse djali i kryeministrit Hristijan Mickoskit, Jovani, ka udhëtuar në Uashington me paratë e shtetit.
VMRO-DPMNE-ja ka reaguar, duke theksuar se djali i kryeministrit nuk ka qenë pjesë e delegacionit të vendit në Samitin e NATO-s, përkundër asaj se kryeministri ka pasur mundësi të marrë një anëtar të familjes në delegacionin shtetëror.
- LEXO: Mickoski nga Uashingtoni: Vendi dhe rajoni ishin peng të së kaluarës për një kohë të gjatë, tani duhet të fokusohemi në të ardhmen
- LEXO: Mickoski nga Samiti i NATO-s: Të paktën dy përqind e BPV-së të investohet në modernizimin e ushtrisë së RMV-së
- LEXO: Dita e dytë e Samitit të NATO-s, në fokus Kina, Koreja e Veriut dhe Rusia
- LEXO: Kryeparlamentari Gashi mori pjesë në Samitin Parlamentar të NATO-s në Uashington, u shënua 75-vjetori i formimit të Aleancës