Aktakuzë ndaj burrit dhe gruas që ndihmuan arratisjen e 18-vjeçarit në Serbi i cili shkaktoi vdekjen e një gruaje gjatë aksidentit në Shkup

Prokuroria Publike njoftoi se të dy banorët e Shkupit, të cilët ndihmuan në arratisjen e një të riu pas një aksidenti trafiku ku humbi jetën një këmbësore, janë akuzuar për “Ndihmë pas kryerjes së veprës penale”, e dënueshme sipas nenit 365 paragrafi 2 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Aksidenti ndodhi më 9 janar, pas të cilit 18-vjeçari Sait Saitov u largua nga vendi, duke lënë në rrugën e Shkupit 79-vjeçaren Ljuba Jakovleska, e cila vdiq nga përplasja me automjetin e të riut. Hetimi për aksidentin vazhdon, dhe përveç të riut, i dyshuari është edhe babai i tij, ndërsa është lëshuar urdhër ndërkombëtar arresti për të riun.

Hetimi për ndihmën në arratisje ka përfunduar dhe është konstatuar se burri dhe gruaja “me një Mercedes shkuan te shtëpia e të dyshuarit menjëherë pas aksidentit, e morën së bashku me babanë e tij dhe përmes pikës kufitare Tabanoc i transferuan në Serbi.” Pas ndihmës, ata u kthyen rreth mesnate në vend.

Gruaja është në paraburgim shtëpiak, ndërsa burri në paraburgim në burg.

Për veprën për të cilën akuzohen, parashikohet dënim me burg nga tre muaj deri në pesë vjet.

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) RMVVdekje