Aksioni i policisë shqiptare në kampin e muxhahedinëve, erdhi deklarata e parë nga Irani

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kana’ani, ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë shqiptare në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, raporton EN. Në deklaratën e tij, Nasser Kana’ani nënvizoi se Shqipëria duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet që mund t’i vijnë nga organizata e MEK-ut.

“Elementet e grupit terrorist anti-Iran Mojahedin-e Khalq, i njohur si MEK, do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e mikpritësit të tyre për shkak të natyrës së tyre terroriste”, shkroi Kana’ani në Twitter.

“Shpresojmë që qeveria shqiptare të kompensojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve”, shtoi ai.

Kujtojmë se pas një urdhëri të lëshuar nga SPAK, efektivët e policisë ushtruan kontrolle në kampin e MEK në Manzë. Por kontrollet e efektivëve hasën në rezistencën e muxhahedinëve, duke detyruar policinë të përdorte gaz lotsjellës.

Gjatë aksionit mbeti i vdekur një person, i cili sipas Policisë së Shtetit nuk vdiq nga veprimet e policisë, por si pasojë e një infarkti kardiak.

Edi RamaIraniPolicia e ShqipërisëQeveria e ShqipërisëShqipëria
Comments (0)
Add Comment