Aksion shpëtimi i QMK-së: Pas disa orësh kërkim, është gjetur një burrë i humbur në mal

Një burrë gjashtëdhjet e gjashtë vjeçar ka humbur dje në malin Plaçkovicë, pas çka është organizuar aksion shpëtimi nga QMK, transmeton Portalb.mk.

“Pas paraqitjes në 112 në QMK, ka pasur kërkim të një personi të humbur më të moshuar në malin Plaçkovicë, që përfundoi me sukses. Shpëtimtarët nga Shërbimi vullnetar malor i shpëtimit “Osogovë” Koçan e kanë gjetur rreth orës një para mesnate. Konkretisht kah fundi i ditës – në orën 18:08, në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në QMK është marrë informatë për një person të humbur të moshës 66 vjeçare. Personi së bashku me një mik të tij gjatë ditës është drejtuar në rrugicën për ecje drejt liqenit Diviçev Vir në malin Plaçkovicë. Por, gjatë fundit të ditës, miku është kthyer në shtëpi, ndërsa 66 vjeçari jo, sepse është humbur në mal. Rasti është paraqitur menjëherë në stacionin policor Koçan. Në kërkim të personit fillimisht janë kyçur anëtarë nga familja e tij më e ngushtë. Për rastin urgjent, nga QMK janë njoftuar DMSH nga Koçani, dnërsa kërkimit i janë bashkangjitur edhe subjekte të tjera nga vetëqeverisja lokale”, njoftojnë nga QMK.

QMK e Shtipit para mesnate informoi se, personi i humbur është gjetur gjallë dhe në gjendje të mirë në orën 22:05, nga ana e anëtarëve të shërbimit vullnetar malor të shpëtimit “Osogovë”.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim RMVQendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMV