Aksident në Aerodrom: Një automobil goditi një çiklist, më pas çiklisti me inercion goditi një karrocë me fëmijë

Një automobil ka goditur një çiklist dhe më pas, çiklisit goditi një karrocë me fëmijë në udhëkryqin te “Majçin dom” në Aerodrom, transmeton Portalb.mk.

Nga Minsitria e Brendshme thanë për “360 shkallë” se, çiklistit dhe fëmijës i janë konstatuar lëndime trupore, por pas ndihmës së dhënë mjekësore, janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

“Është denoncuar një aksident trafikua mes automjetit “bmw” me tabela të regjistrimit të Shkupit, i drejtuar nga S.S (58) nga Resnja dhe një biçikletë e drejtuar nga një i mitur, pas çka nga goditja me inercion biçikleta ka boditur B.I.M (37) dhe një karrocë fëmijësh, në të cilën ka pasur fëmijë. Çiklistit dhe fëmijës u është dhënë ndihmë mjekësore dhe u është konstatuar lëndime trupore, pas çka janë lëshuar për mjekim shtëpiak”, thonë nga MPB.

Aksident trafiku rrugor (veturë motor biçikletë bus)Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)