Pas katër vitesh në arrati, Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani janë ekstraduar nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, dhe iu janë dorëzuar organeve kompetente, transmeton Portalb.mk.
Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani janë ekstraduar nga Kosova ditën e enjte (18.07.2024), të cilët kanë qenë të dënuar për disa vepra penale si terrorizëm, rrëmbim armë pa leje, dhunë.
Krasniqi dhe Ramadani janë vendosur në burgun e Shtipit, të cilët duhet të kryejnë edhe tre nga gjithsej 15 vjet burg që morën në vitin 2008.
Krasniqi ndodhet në burg që nga viti 2008, i cili kreu 15 vite burg. Ai është dënuar për parregullsi dhe shkaktim të parregullsive në zgjedhje, bashkim kriminal, armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera. Krasniqi njihet edhe si lideri i grupit Kondo, i cili përbëhej nga shtatë anëtarë.
Ende nuk është caktuar ekstradimin i tyre, është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, dhe është shumë herët për të vendosur për ekstradimin e tyre, pasi së pari duhet të përgjigjen për krimet që kanë bërë atje.
Kujtojmë se vëllai i tij, Besim Krasniqi, është ekstraduar nga Kosova në prill të këtij viti. Ai njihej si njëprej personave nga grupi i Kondovës që dy dekada më parë kërcënonte se do të sulmonte Shkupin dhe ndërkohë mori dënim me burg prej 28 vitesh.
- LEXO: Është ekstraduar në Maqedoni Besim Krasniqi, vëllai i Agim Krasniqit pjesë e grupit të Kondovës