Adrian Paci nesër prezantohet në Tetovë: Artistët e rinj nuk duhet t’i ndjekin artistët të konsoliduar, por duhet t’i sfidojnë ato

Adrian Paci, njëri ndër artistët më të njohur të skenës së artit bashkëkohor botëror është i ftuar që nesër me fillim nga ora 12:00 do të prezantohet në Kongresin ndërkombëtar të shkencave humane, sociale dhe arteve në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Tetovës. Veprat dhe krijimtaria e tij e pasur janë mirëpritur në muzetë më të mëdha botërorë nga Parisi në New York, duke i dhënë artit të tij një dimension ndërkombëtar që cilido artist do të lakmonte. Paci ka realizuar mbi 100 ekspozita në mbarë botën. Në një intervistë për Portalb.mk ai foli për pjesëmarrjen e tij në këtë kongres, fillimet e karrierës së tij, arti në përgjithësi, dhe punën e tij.

Adrian Paci është artist shqiptar i cili aktualisht jeton dhe punon në Milano. Ai ndoqi Akademinë e Arteve në Tiranë, Shqipëri, dha leksione për historinë dhe estetikën e artit në Shkodër, kohë kur u largua nga vendi i tij për në Milano, duke i shpëtuar dhunës së kryengritjes së armatosur që tronditi Shqipërinë atë vit. Puna e tij shpesh trajton tema të ndarjes gjeografike, nostalgjisë dhe kujtesës, dhe përcjell një ndjenjë të mprehtë të ndryshueshmërisë së jetës dhe artit. Paci është i njohur kryesisht për punën e tij në performancë dhe video, edhe pse ai eksploron lëndë të ngjashme në pikturë, fotografi dhe skulpturë.

Në vitin 2008 ai fitoi çmimin në XV kuartal të Romës. Merr pjesë në Bienalen e Tel Avivit, si dhe në Trienalen e Artit Bashkëkohor në Pragë.

Në vitin 2009 ai u ftua të marrë pjesë në ekspozitën kolektive në ICI të Nju York-ut; në Bienalen e X të Havanës si dhe në Muzeun e Artit bashkëkohor në Luiziana.

Aktualisht veprat e tij janë në koleksionet prestigjioze të përhershme, publike dhe private, duke përfshirë: Qendra Pompidou dhe Fondacionit Louis Vuitton në Paris, në Museet Moderna në Stokholm, MoMA dhe Guggenheim në Nju Jork dhe shumë vende të tjera.

Ndiqeni bisedën që realizuam me atë.

Portalb.mk: Adrian na nderon pjesëmarrja juaj në Kongresin e Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve të organizuar nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Tetovës, na tregoni se me çfarë teme do të prezantoheni në këtë Kongres?

Adrian Paci:Unë jam ftuar në këtë konferencë për të prezantuar pak a shumë, punën time por edhe për të reflektuar edhe një temë pak më të caktuar, një referencë të caktuar artistike që unë kam marrë gjatë këtij rrugëtimi. Do të jetë një bisedë kryesisht e përqëndrume tek rrugëtimi im artistik, nëpërmjet prezantimit të disa punëve, të disa imazheve dhe historive që lidhen me ta.

Portalb.mk: Na trego në pikta të shkurta rreth këtij rrugëtimi të suksesit tënd?

Adrian Paci: Unë kam lindur në Shkodër, aty kam filluar hapat e parë të marrëdhënies time me artin. Kam mbaruar liceun artistik në Shkodër, pastaj mbarova Akademinë e Arteve në Tiranë.

Mbarimi i shkollës ka konsoliduar edhe me rrëzimin e regjimit diktartorial, që kishte Shqipërianë ato vite. Kështu që ishte një çlirim i madh energjie, shprese dhe iluzionesh, për të arritur me kapur kohën e humbur, për të arritur me kapur kohën e humbur, për të arritur me çliruar edhe shprehjen artistike, nga të gjitha ato kufizime që regjimi kishte vendosur më parë. Në vitin 1992 shkova në Itali me një bursë studimi, qëndrova tre vite, u ktheva në Shqipëri ku fillova të jap mësim në Shkodër, pak edhe në Akademinë e Arteve në Tiranë, pastaj në vitin 1997 u largova përsëri nga Shqipëria për në Milano, kësaj radhe me familje. Ishim largu disi i shtyrë nga situata e paqëndrueshme politike në Shqipëri në vitet 97-ta, kështu që ishte një ikje, këtë radhë pothuajse përgjithmonë.

Atje kam filluar jetën në Itali me gjithë ato vështirësitë që mund ti ketë një person që migroi diku. Në ato vite kam realizuar edhe punimin tim të parë në video “Tregime Shqiptare” në të cilën jam ftuar së pari në Tiranë në një ekspozitë ndërkombëtare “Onufri” që titullohej “Paqëndrueshmëria e Përhershme” në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, kuruar nga Edi Muka dhe, në vitin 1999, në edicionin e XLVIII të Bienales së Venecias, ku Shqipëria përfaqësohet për herë të parë me një pavjon, së bashku me nëntë artistë të tjerë, si gjithmonë të kuruar nga Edi Muka, më vonë në Manifesten e Lubjanës në vitin 2000. E këtu fillova pastaj, në një far mënyre edhe rrugëtimin tim nëpërmjet ekspozitave ndërkombëtare. Mora ftesë nga Muzeu në Suedi, më një ekspozitë personale, më vonë në Glarinë në Milano, fillova të jap mësim në Akademinë e Bergamos e kështu me radhë, siç thash rrugëtimi deri sot ku po bëhen më shumë se sa 20 vite që vazhdoj me këtë punë.

Pikturat personale të artistit Ardian Paci, nga Ardian Paci

Portalb.mk: Nga u frymëzuat për tu marrë me art?

Adrian Paci: Frymëzimi për tu marrë me art është enigmatik, edhe për vet ata që frymëzohen, mendoj që ka një moment që ti thua është ky moment që më frymëzoi. Kam lindur dhe jam rritur në një familje ku kam qenë i rrethuar nga pikturae vizatime, mendoj se aty ka zënë fill edhe rrugëtimi i parë i artit. Shkodra është një qytet në përgjithësi që e don artin, e don pikturën, edhe aty kam pasur rast me hy nëpër studiot e piktorëve shumë të mirëtë qytetit. Kështu që frekuentimi i artistëve në Shkodër e nga ana tjetër shfletimi i librave të artistëve të artit, mund të kenë qenë ata ushqyesit e parë që kan stimulu punën time si artist.

Ekspozita Merging Bodies , Gallerie d’Italia , Torino, nga artisti Ardian Paci

Portalb.mk: Ju keni ekspozuar në ekspozita të shumta me famë ndërkombëtare, në Nju Jork, në Bienalen e Venecias, në Bienalen e Havanës në Kubë dhe shumë të tjera. Jeni protagonist në artet moderne, në një lloj arti që është i veçantë edhe për ndikimin që ka, na thoni për gjithë këtë Frymëzimi për tu marrë me art është enigmatik, përvojë tuajën.

Adrian Paci: Ekspozitat janë një moment i bukur kur ti takon publikun, takon hapësira të ndryshme, i jep formë punës, shpesh herë puna emërohet në studio, merr formën e vet të plotë kur ajo ekspozohet, kur e arrin një hapësirë, kur e takon një publik të caktuar. Ekspozimi në hapësira krijon edhe eksperienca të ndryshme me të cilat ti e prezenton punën tënde para një publiku. Për mendimin tim edhe kjo konferencë që unë do ta kem nesër në Tetovë do të jetë gjithsesi një mënyrë, për të ja paraqitur punën time publikut të Tetovës, studentëve të Universitetit të Arteve. Edhe kjo është një formë për ta mbajtur punën gjallë. Detyra e artistit është ti japim punës sa më tepër rëndësi, që ai të takoj publik ose të dialogoj me publikun, sepse falë këtij dialogut puna i aktivizohet në fakt.

Portalb.mk: Cila ekspozitë ka shfaqur me shumë interes tek publiku?

Adrian Paci: Eksperiencat kanë qenë të shumta, është e pamundur të përshkruhet çdo eksperiencë e veçantë, por patjetër kanë gjëra historike, kanë qenë ato rritjet interne dhe si çdo artist falë pjesëmarrjes në këto ekspozita. Deri më tani kam ekspozuar diku mbi 100 ekspozita në vende të ndryshme të botës.

Ekspozita personale e artistit Ardian Paci, nga Ardian Paci

Portalb.mk: “Ju jeni video -piktor”. Sa është i vështirë ky proces që ju bën të veçantë nga artistët e tjerë?

Adrian Paci: Unë kam studiuar pikturë dhe vazhdoj të merrem me pikturë, kurse me video-artin kam filluar të merrem në fund të viteve të 90-ta dhe kam vazhduar. Kështu që video-arti nga njëra anë edge piktura, por jo vetëm piktura, fotografia, instalacioni, performanca janë mjete me të cilat shpeshherë puna ime emërtohet edhe merr formë. Sigurisht nuk është një mjet i rrallë, për pak artist është një mjet shumë i përdorur sot në botën e artit. Është një gjuhë shprehjesh, një formë shprehjesh ku imazhi nuk është i ndalur, por është në lëvizje edhe elastik, emërton shprehjen e tij, emërton formën e punën e tij. Duke pasur parasyshë që jo vetëm hapësirën por edhe kohën, se videoja zhvillohet në kohë. Përndryshe nga kinemaja, video-arti hyn në mardhënie të fort edhe me hapësirën, edhe me një publik i cili nuk ulet gjithmonë në një ulëse për të parë filmin si në kinema, por është lëvizje në hapësirë. Kështu që edhe mardhënia që ndërton video-arti me publikun është e ndryshmenga ajo që emërton filmin.

Ekspozita personale e artistit Ardian Paci, nga Ardian Paci

Portalb.mk: Cili do ishte mesazhi i juaj deri te të rinjtë të cilët merren me art apo janë në fillimet e këtij profesioni?

Adrian Paci: Artistët e rinj nuk duhet t’i ndjekin artistët të konsoliduar, por duhet ti sfidojnë artistët. Në këtë aspekt, këshilla ime do të ishte, që vazhdimisht të jenë të vëmendshëm edhe të kuptojnë se çfarë duan në skenën e artit dhe aty ka një mes që është hapësira ku duhet veprojnë.

Ekspozita personale e artistit Ardian Paci, nga Ardian Paci
IntervistëKultura shqiptareKulturë lajme