A është rënë dakord për emrat që do të udhëheqin me funksionet kryesore në Bruksel?

Kandidatët për funksionet e rëndësishme në Bashkimin Evropian, thuhet, se janë dakorduar. Bëhet fjalë për kryeministren estoneze, Kaja Kallas, e cila duhet të jetë shefe e diplomacisë evropiane, ish-kryeministri portugez, Antonio Kosta, duhet të jetë kryetari i ri i Këshillit Evropian, si edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajne, e cila duhet të jetë e nominuar për një mandat të ri pesëvjeçar, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell Portalb.mk.

Ndërkohë, NATO, selia e së cilës është në Bruksel, sot njoftoi se kryeministri holandez, Mark Rute, do të jetë sekretari i ardhshëm i NATO-s.

Burime nga Brukseli për REL, paralajmërojnë se ka një marrëveshje ndërmjet 27-të vendeve të BE-së që Kalas, Kosta dhe Fon der Lajne të jenë në krye të këtyre institucione, emra që pritet të konfirmohen në Samitin që do të mbahet nesër, 27 qershor.

Kalas do të jetë përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme dhe politikat e sigurisë, në vend të Borrelit, ndërsa Kosta do të jetë në krye të Këshillit të Evropës, në vend të Mishelit.

Bashkimi Evropian (BE)Këshilli i Evropës (KiE)Komisioni Evropian (KE)Ursulla fon der Llajen (Ursula von der Leyen)