40 minuta pritje për hyrje-dalje në vendkalimet kufitare “Tabanovc” dhe “Bogorodicë”

Mëngjesin e sotëm katër autokolona me vetura presin në pikën kufitare “Tabanovc”. Sipas informacioneve nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), në këtë pikë kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 40 minuta. E njëjta situatë është edhe në pikën kufitare “Bogorodicë”, ku koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është 40 minuta, transmeton Portalb.mk.

Nëse shikoni kamerat në ueb faqen e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, shihet gjendja e vendkalimeve kufitare për dalje nga vendi, si dhe sa kohë u duhet automjeteve për të kaluar pikat kufitare.

Sipas kamerave, mbingarkesë për dalje nga vendi është më i madhi në pikën kufitare “Bogorodicë”, ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Kështu, në “Mexhitlia” dhe “Dojran” kalimi për në Greqi është shumë më i shpejtë.

Nga nesër, sipas informacioneve, për shkak të pushimeve verore pritet intensitet i shtuar i qarkullimit në pikat kufitare, si dhe në rrugët me pagesë.

LAMM thotë për sot se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Nga aty, kujtojnë se nga data 1 korrik deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në vend është vendosur regjim qarkullimi veror, i cili ndalon qarkullimin e mjeteve të rënda me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta. Datat kur zbatohet ndalimi janë të premten nga ora 17:00 deri në orën 22:00, të shtunën nga ora 09:00 deri në orën 18:00 dhe të dielën nga ora 09:00 deri në orën 22:00.

Në rrugën Shkup-Ohër-Shkup gjatë fundjavave është i ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda mallrash, masa e të cilave kalon 7.5 tonë.

KomunikacioniKufiri në TabanovcVendkalimi kufitar BogorodicëVetura - Automjet - Automobil