4 mijë denarë mbështetje për blerjen e biçikletave, akoma e hapur mundësia

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për të marrë mbështetje financiare deri 4 mijë denarë për blerjen e biçikletave, si një masë ekologjike e marrë nga Qyteti i Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerën maksimale prej 4 mijë denarësh për pëson, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale. Mjetet janë siguruar nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2024 në vlerë të përgjithshme prej 2 800 000 denarësh”, sqaroi Qyteti i Shkupit.

Qytetarët do të kenë mundësi të aplikojnë deri më 31 tetor, ose deri në shpenzimin e të gjitha mjeteve të parapara. Aplikimi bëhet në Arkivin e Qytetit.

“Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë banorët e qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisela Voda, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare), të cilët do të blejnë biçikletë të re në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga 01.01.2024 deri në shterimin e buxhetit të dedikuar për Thirrjen publike, por jo më vonë se 31.10.2024, dhe të cilët plotësojnë kushtet e kësaj Thirrjeje publike”, theksohet në Konkurs.

BicikletaEkologjiNdotja e ajrit - ajër i ndoturQyteti i ShkupitSubvencione shtetërore