14 raste të shit-blerjes së votës për zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri

14 raste të korrupsionit në zgjedhje janë regjistruar në Prokurorinë e Posaçme gjate fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 Majit dhe po hetohen me dyshimet e shit-blerjes së votës. Pjesa më e madhe e rasteve te referuara janë në Tiranë, raporton Klan.

Referimet janë në fazën e hetimeve paraprake, teksa në pranga për korrupsion zgjedhor deri më tani ka rënë vetëm 1 person dhe 1 tjetër po hetohet në gjendje të lirë.

Megjithatë rastet janë shumë më të ulëta se ato të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Të dhënat zyrtare të SPAK në 2021, tregonin se gjatë asaj fushate elektorale u regjistruan mbi 140 kallëzime për krime të ndryshme zgjedhore.

Por nga totali i rasteve të kallëzuara, si të pandehur përballë Gjykatës së Posaçme gjatë viteve 2021-2022 përfunduan 7 persona dhe deri në fund të 2022 u dënuan 5 prej tyre.

Rastet që përfunduan me dënime ishin ato të denoncuara me video nga emisionet televizive, mediat sociale apo të kapura nga vetë subjektet politike.

Tv Klan gjithashtu mësoi se në të gjitha Prokuroritë në Shqipëri, ka vetëm një hetim në Elbasan për krime zgjedhore.

Të mërkurën, në një dalje për mediat, ambasadorja amerikane Yuri Kim, kërkoi nga autoritetet të hetojnë shit-blerjen e votës.

Edi RamaPartia Demokratike (PD)Partia Socialiste (PS)Policia e ShqipërisëQeveria e ShqipërisëSali BerishaZgjedhje në Shqipëri
Comments (0)
Add Comment