Shkup, regjim i veçantë komunikacioni të dielën më 12 nëntor

MPB njofton se me datën 12.11.2023 (e diel) me fillim nga ora 16:30, për shkak të mbajtjes së garës ndërkombëtare të atletikës së natës me titull “Nëpër rrugët e Shkupit 2023”, organizuar nga Federata e Atletikës së RMV-së, do të marrë masa për mënyrë të veçantë të qarkullimit nëpër rrugët në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Gara do të zhvillohet përgjatë rrugës nga “Porta Makedonija”, sheshi “Maqedonia”, rruga “Nikolla Vapcarov”, pastaj majtas në rrugën “Dimitrie Çupovski”, pastaj djathtas në rrugën “11 Tetori”, majtas përgjatë rrugës “Filipi i Dytë”, përsëri majtas përgjatë rrugës hyrëse të QTQ-së dhe djathtas deri në fund te “Porta Maqedonia” në Shkup.

Për këto arsye, nga Njësia për siguri në qarkullim rrugor, qarkullimi do të devijohet përgjatë rrugëve përreth. Për këtë, Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet gara.