U mbyll pas 14 vitesh sajti popullor i komunikimit video Omegle

Uebsajti popullor i video komunikimit Omegle do të mbyllet pas 14 vitesh pas pretendimeve për abuzime me përdoruesit, transmeton PcWorld.

Shërbimi, i cili ju jepte mundësi njerëzve të socializoheshin me të huaj online, u rrit në popullaritet te fëmijët dhe moshat e reja gjatë pandemisë.

Njoftimi për mbylljen e Omegle përmbante një gur varri me logon e kompanisë në të. Themeluesi Leif Brooks tha përmes një deklarate dhe operimi i uebsajtit ishte bërë i pamundur financiarisht dhe psikologjikisht.

Platformat e medias sociale po përballen çdo ditë e më shumë me kritika dhe presione rregullatorë në mbarë botën. Omegle nga ana tjetër ka qenë subjekt i shumë ngjarjeve kontroverse siç është rasti i një të reje Amerikane që rastësisht është lidhur në komunikim video me një pedofil.

Përdoruesi i llogarisë ishte i mitur kur ndodhi incidenti dhe padia kundër Omegle u ngrit 10 vjet më vonë në nëntor 2021.

Ekipi ligjor i Omegle argumentoi në gjykatë se faqja e internetit nuk ishte fajtore për atë që ndodhi dhe mohoi se ishte një parajsë për grabitqarët