Pse nuk lejohen protestuesit të marshojnë të lirë?!

Redaksia e Portalb ka komunikuar me përfaqësuesit e ministrisë së brendshme, në lidhje me atë se pse nuk lejohet turma kundër rasteve të montuara politike disa herë me radhë të marshojë deri te Gjykata Themelore dhe Qeveria në Shkup kur protestat janë të paraqitura dhe pa asnjë shenjë dhune?! Sipas Ligjit pët tubime publike, policia nuk ka të drejtë të pengojë protestat e qeta të cilat janë e drejtë themelore e qytetarit.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Ivo Kotevski, për Portalb thotë se qeveria as nuk e jep leje dhe as nuk e ndalon një protestë, por ajo vendos mbi parametrat sesi të rruhet prej eskalimit eventual të saj.

“Ministria e Brendshme nuk e ka në procedurë të jep leje ose të ndalojë një protestë. Protestat vetëm se paraqiten dhe ne mund të japim një prononcim duke thënë sesa të dëmshme ose sa të qeta mund të jenë ato.” thotë Kotevski për Portalb.

Në pyetjen se pse nuk lejohen përpara qeverisë, Ivo Kotevski thotë, “se nga rezymeja e protestave të mëpërparshme, kemi kuptuar se atje ka vandalizma, thyerrje xhamash dhe policë të lënduar. Kështuqë më mirë e kemi paraparë që t’i ndalojmë protestat aty ku ne e shohim më pak të dëmshme.”

Kush e pyet Zemri Qamilin?
Në anën tjetër, për zëvendësministrin e brendshëm, Zemri Qamili, nuk përbën problem protesta edhe përpara qeverisë nëse ajo është e qetë.
“Unë nuk e di se në cilat vende është paralajmëruar protesta, por nuk shoh ndonjë arsye për ti ndaluar ata që të shkojnë në qeveri, përderisa ata janë të qeta,”  tha mes tjerash, Zemri Qamili për Portalb.

Shtrohet pyetja, kush atëherë dha urdhër të ndalohen protestat e qeta dhe pse Qamili nuk vepron?

Komiteti i Helsinkut: S’ka pse të ndalohet protesta para qeverisë

Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit, në një komunikim telefonik, për Portalb thotë se nuk ka arsye se pse protestuesit të mos marshojnë deri të gjyqi apo qeveria, përderisa duket se protestat e fundit kanë qenë të qeta. Konkretisht për redaksinë tonë, ajo shprehet:

“Unë personalisht nuk e kam parë dokumentin e paraqitjes së protestës, por gjithmonë, nëse ata e kanë paraqitur nuk kanë pse të mos lejohen të shkojnë deri tek Gjyqi dhe Qeveria. Së fundi ata kanë qenë mjaft të qeta dhe stopimi nga ana e policisë, për mua, është i padrejtë.”

Dokumenti i paraqitjes së protestës u bë publik sot nga organizatori Bedri Ajdari.


Sipas ligjit për tubime publike, e drejtë themelore e secilit është e drejta e tubimit të qetë me anë të së cilit subjektet e shprehin publikisht mendimin e tyre në lidhje me dukuri të caktuara.  Sipas po të njëjtit ligj, vendi i tubimit duhet ti përshtatet subjektit për të cilën protestohet ndëra ndalesa mund të ketë vetëm në raste kur për shembull prishet qetësia e personave të sëmurë, të çerdheve të fëmijëve dhe vendosjen në rrezik të trafikut rrugor.

Marshuesit sot nuk rrezikuan asgjë nga e lartpërmendura, atëherë MBP në krye me Gordana Jankullovskën dhe zëvendësin e saj Zemri Qamili, duhet të japin llogari pse thyejnë ligjin dhe pse ua cënojnë qytetarëve të drejtat e garantuara me ligj./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button