Besa e Pejës teston të dielën Gostivarin

Ekipi futbollistik Gostivari vazhdon me përgatitjet e fazës së tretë dhe të fundit në prag të sezonit të ri.

Pas ndeshjes me Partizanin e Tiranës, të dielën Gostivari do të zhvillojë ndeshjen e dytë kontrolluese, ndërsa përballë do të ketë anëtarin e Super Ligës së Kosovës, Besën e Pejës.

“Ndeshja me Besën e Pejës do të jetë testi final që për ekipin do jetë edhe mbyllje e përgatitjeve për kampionatin e ri. Kemi krijuar një ekip konkurrent dhe besoj se Gostivari do jetë ekipi më i mirë në Ligë”, ka thënë trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi.

KF Gostivari së fundi ka transferuar mbrojtësin Qahil Ramadani nga ekipi i Dritës së Bogovinës dhe gjithashtu pritet konfirmimi edhe për një përforcim të ri.

Ndeshja KF Gostivari – Besa e Pejës do të zhvillohet të dielën me 3 gusht me fillim në ora 17:00 në Mavrovë. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button