Pirovska: Policia nuk ka të drejtë të legjitimojë qytetarët veç pse duan të protestojnë

“Policia dhe shteti nuk kanë të drejtë ta legjitimojnë një grup personash, për atë se ata duan të shprehin pakënaqësinë me protesta”, Uranija Pirovska.

Sot, pak para 12:00, filloi protesta e paralajmëruar nga Sindikata e Arsimit, ku arsimtarët dhe profesorët e shkollave fillore dhe të mesme, shprehën revoltën për gjendjen në të cilën ndodhet ky sektor.

Anëtarë të sindikatës në Shkup, por edhe në vende tjera të Maqedonisë, protestuan për rregullimin e testimit ekstern, rrogat e tyre, si dhe për inspekcionet dhe kontrollet e ndryshme nëpër shkolla.

Lajme të ngjashme

Back to top button