Shkup, Policia nuk lejoi protestuesit të arrijnë te Qeveria (FOTO-VIDEO)

Protestat në Shkup, kundër rasteve të montuara politike edhe këtë herë nuk arritën të kalojnë kordonin policor te QT “Mavrovasja”. Edhe pse aspak të dhunshme të paraqitura në mënyrë të rregullt, me gra dhe fëmijë prezent në turmë, policia barikadoi ata dhe nuk la të vazhdojnë marshin drejt Qeverisë. Këtë radhë Këshilli iniciues i protestave zgjodhi Qeverinë për të shpalosur kërkesat e tyre pasi që e konsiderojnë atë fajtore për politizimin e gjyqësorit dhe miratimin e vendimeve të padrejta në dëm të shqiptarëve.
Më poshtë gazetarja e Portalb ju sjell kronologjinë e protestave të sodit.

14:30 Protestuesit nuk shpalosën kërkesat e reja pasi siç shprehen, qëllimi i tyre nuk është të shpalosin kërkesat para kordonit policor por para qeverisë. Këshilli i protestuesve bëri thirrje për shpërndarje dhe dal ngadalë ata kanë filluar të shpërndahen.Foli edhe prindi djaloshit të dënuar me tre vite burg,Adem Abdullai shikoni deklaratën në videon më poshtë.


protesta 4

protesta 5

protesta 2


Protesta 3

protestat 1 gusht

Protesta

Protesta 1
14:15 Ish deputeti Hysni Shaqiri kërkoi nga gjykata që të shpalosin dëshmitë mbi të cilat janë gjykuar të burgosurit në rastin “Monstra” dhe në bazë të këtyre dëshmive “edhe ne do të pranojmë vendimin, derisa nuk shpalosen dëshmi të qarta nuk do ndalohet protesta”.


protesta 1 gusht

14:00 Bedri Ajdari nga Këshilli organizativ kundër rastit ”Monstra” deklaroi se protesta me procedurë të rregullt është paraqitur në polici, por prap se prap ato nuk lejohen që të depërtojnë dhe të protestojnë para Qeverisë. Ai tha se kanë kërkesa të reja por do ti shpalosin para Qeverisë dhe lusin policinë që ti lejojë të depërtojnë dhe të arrijnë në destinacionin e tyre final, që është Qeveria.

13:40 Qindëra qytetarë kanë filluar protestën nga kompleksi “Çairçanja” duke kërkuar drejtësi për rastin “Monstra”. Kordoni policor është stacionuar te udhëkryqi te ‘Mavrovasja” dhe nuk lejojnë që protestuesit të depërtojnë për të protestuar para gjykatës në Shkup.

protetsa 1 gusht

protestat 1 gusht

protestat 1. gusht

 

Lajme të ngjashme

Back to top button