Ka po e çon Maqedoninë shoqëri e ndarë në baza nacionale?

Protesta, kontra-protesta, rrahje ndërmjet të rinjve dhe një shoqëri e ndarë në baza nacionale dhe fetare. Këtë e nënvizojnë monitoruesit ndërkombëtarë në raportet e tyre të fundit që kanë të bëjnë me stabilitetin e Maqedonisë dhe perspektivat e saja. Marrëdhëniet ndëretnike sërish kthehen në agjendën e ndërkombëtare. Alarmohet se marrëdhëniet e përkeqësuara ndëretnike dhe shoqëria e ndarë janë tendenca të rrezikshme. A po shkon Maqedonia në drejtim të gabuar?

Astrid Thors: Edhe pse kjo është pranuar në masë të madhe nga udhëheqsia politike, megjithatë nuk ka marrëveshje se si t’ju adresohen këtyre çështjeve

Shoqëri të ndara dhe incidente

Astrid Thors, komisar i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, thotë se polarizimi etnik i shoqërisë ka qenë në qendër të diskutimeve te saj me udhëheqësinë politke në Shkup në qershor.

“Për fat të keq, tendencat drejt ndarjes janë duke u konsoliduar edhe më tej, dhe incidentet janë duke fituar një aspekt ndër-etnik”, shton ajo.

Sipas Thors, nuk mjafton që këto incidente të trajtohen thjesht si çështje sigurie.

“Edhe pse kjo është pranuar në masë të madhe nga udhëheqsia politike, megjithatë nuk ka marrëveshje se si t’ju adresohen këtyre çështjeve. I bëra thirrje qeverisë që të përdorë mandatin e rinovuar së fundmi që të punojë në drejtim të dialogut dhe bashkëpunimit në të gjithë spektrin etno-politik. Ky është parakusht për ndërtimin e konsensusit politik”, thekson Thors.

Dialogu dhe bashkëpunimi ndër-etnik, thotë Thors, “do të mundësojë shqyrtimin e pritur të implementimit 13-vjeçar të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit për mirëinformim të politikave të ardhshme”.

“E mirprita faktin që Qeveria e ka bërë edukimin prioritet. Shpresoj që përkushtimi politik nga të dy partnerët e koalicionit do të ketë efekt pozitiv në marrëdhëniet ndër-etnike në shkolla. Kam parë se si përpjekjet e mësuesve dhe prindërve të kombinuara me përkushtimin e organizatave, siç është Qendra Nensen Dialogue – Shkup, mund të çojë në më shumë integrim në shkolla. Por, këto përpjekje nuk mund të jenë plotësisht efektive nësë ato mbesin iniciativa të izoluara. Përkushtimi në nivel qeveritar është thelbësor për të arritur një ndikim më të gjërë. Unë shpresoj se objektivat e Strategjia e Edukimit të Integruar për vitin 2010 do të sillet prap në agjendën politke”, thekson Thors në raportin e saj të prezentuar në sesionin e Këshillit të OSBE-së në Vjenë të Austrisë.

Alert Musliu, kryetar i organizatës joqeveritare ADI, pajtohet me raportin e OSBE-së. Thotë se ky raport është pasqyrimi i realitetit në Maqedoni.

“Ka një përiudhë pak më të gjatë ku zhvillohen dy shoqëri paralele nga ty komunitete e ku fatkeqësisht komuniteti më i madh shumë shpesh krijon mënyra arbitrate ku nuk mungojnë as deklaratat nga ana e tyre që ky shtet është shtet Maqedonas. Edhe veprimet i kanë në atë drejtim. Dmthi krijimi i një vizioni për një shoqëri të përbashkët nga komunitetet në Maqedoni mungon dhe ka munguar gjithmonë dhe kjo reflektohet në jetën e përditshme prandaj edhe çdo incident edhe më i vogëi ka tendecë për tu rrit edhe në konfilkt më të madh. Kështu që në atë raport nuk ka asgjë tepër që nuk është në refleksion të realitetit tonë”, thotë Musliu.

Kerzhallovski: Numrat tregojnë marrëdhënie më të mira etnike

Nga ana tjetër, drejtori i parë ekzekutiv i organizatës joqeveritare Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Aleksandar Krzhallovski, thotë se raporti nuk është real. “Kur do të përqëndroheni në një çështje ose në një rast të izoluar është normale të keni shifra të kundërta që tregojnë marrëdhënie jo të mira ndëretnike”, thotë ai.

Sipas tij, kur bëhen analiza të këtilla duhet të bëhen me kujdes dhe mos të bëhen menjëherë pas ndodhive si protestat kundër vendimit gjygjësor për „Моnstrën“ të cilat ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme mbi perceptimin e përgjithshëm të marrëdhënieve ndëretnike.

„Mua më së paku më pengon kur nga ndonjë situatë ose incident që ndodh, si ai para ndonjë jave për „Моnstrën“krijohet famë se tani jemi buzë luftës. Unë megjithatë i përmbahem hulumtimeve tona që tregojnë tendencë se nga viti 2001 ka përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni. Natyrisht, nuk mund të thuhet se ato janë të përkryera, shumë të mira ose të mira por nuk mund të thuhet edhe se janë shumë të këqija, bile as të këqija. Në shifrat tona të fundit që i kemi nga hulumtimet, më shumë qytetarë thanë se marrëdhëniet janë të mira, se sa të këqija. Në pyetjen nëse marrëdhëniet ndëretnike janë përmirësuar prej para 5 viteve, 50% thanë se janë më të mira dhe vetëm 12% se janë më të këqija. Poashtu, në hulumtime të drejtpërdrejta si ajo për diskriminim, ndarja partiake është problem shumë më i madh se ajo etnike. 78% nga qytetarët vlerësojnë se ka diskriminim në bazë partiake, dhe vetëm 51%, që nuk është pak, vlerësojnë se ka diskriminim në baza etnike. Kjo është ulje në krahasim me hulumtimin e kaluar prej para dy vitesh. Tregues i mirë është ajo që në pyetjen cilin do ta dëshironit ose nuk do e dëshironit për fqinj nuk ka ndonjë jotolerancë ndaj njerëzve të përkatësisë tjetër etnike ose religjioze “, thotë Кerzhallovski.

Sipas tij, këta shifra janë kyçe për përmirësimin e dialogut dhe tolerancës së ndërsjellë.
„Përpjekjet tona në vitet e fundit janë përmirësimi i dialogut të ndërsjellë dhe toleranca në nivelin njerëzor. Njohja me njëri-tjetrin. Kontribut për këtë jep edhe festimi i përbashkët i festave siç do të jetë tani festa e Bajramit të hënën e ardhshme. Ky është kontribut për mirëkuptim më të mirë të bashkësisë tjetër dhe për lehtësimin e komunikimit dhe tolerancës më të madhe mes nesh “, thotë Kerzhallovski.

Deputeti i BDI-së dhe ish-kryetar i Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive, Xhevat Ademi, deklaroi shkurtë për inbox7 se Maqedonia shkon në drejtim të gabuar.

“Мarrëdhëniet ndëretnike në vend janë shumë më të këqija se sa në të kaluarën. E gjithë kjo është me fajin e qeverisë”,u përgjigj shkurt Ademi.

Antoinio Miloshoski, nënkryetar i Parlamentit, në një intervistë për INBOX7 deklaroi se Marrëveshja e Ohrit, edhe pas 13 viteve të nënshkrimit, akoma lexohet dhe interpretohet në mënyra të ndryshme.
duhet ta ketë parasysh se keqpërdorimi i marrëdhënieve ndëretnike eështë një gjë e lehtë, por pasojat mund të jenë të rënda.

“Secili e sheh nëpërmjet prizmit të tij këtë marrëveshje, e cila sipas mua tani më është shkrirë në ndryshimet kushtetuese dhe normat ligjore. Por, disa politikanë nga bashkësia etnike shqiptare, kanë një interpretim tjetër, një tendencë të zgjerimit apo një interpretim ekstenziv. Nga ana tjetër, te politikanët maqedonas mbizotëron qëndrimi se janë dhënë më shumë të drejta me atë marrëveshje sesa është është dashur. Dhe është e qartë se kjo temë nuk do të hiqet nga sfera publike maqedonase edhe ne 50 vitet e ardhshme. Ne vetëm duhet t’i zhvillojmë kapacitetet për menaxhimin më të mirë të saj, duke rritur nivelin e kujdesit dhe seriozitetit. Secili politikbërës në Maqedoni duhet ta ketë parasysh se keqpërdorimi i marrëdhënieve ndëretnike eështë një gjë e lehtë, por pasojat mund të jenë të rënda”, tha Miloshoski.

Eniza Bajrami – Inbox7

Lajme të ngjashme

Back to top button