(FOTO) Presione të mëdha që të mos protestohet

Protesta e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) filloi në 5 minuta në 12 para ministrisë së arsimit dhe zgjati vetëm 10 minuta.

Ata të cilët edhe përkundër presioneve të shumta vendosën të dalin në protesta sqaruan se ditën e djeshme dhe javën që kaloi derisa bëheshin përgatitjet për protestën kërcënime kanë ardhur nga drejtorët e shkollave.

Profesorët sqaruan se drejtorët nëpërmjet telefonit dhe nëpërmjet postës elektronike i kanë paralajmëruar që të mos e përkrahin protestën e SASHK-ut që e iniciuan tre profesorët nga Shtipi të cilët 20 ditë janë në grevë urie.

Sipas profesorëve presione ka pasur nga të gjitha anët.

Protestat e SASHK, profesor, arsimtar, mesues

Kërkohet rroga më të larta për punonjësit e arsimit parashkollor, atë tetëvjeçar dhe arsimit të mesëm, miratimi i një marrëveshje kolektive që të anashkalohen dallimet joligjore për pagë më të lartë për të njëjtin vend pune,

Ata protestuan kundër testimit ekstern dhe politizimit të arsimit.

Nga sindikata shprehen të revoltuar edhe me sjelljen e institucioneve të cilat nuk ndërmarrin asgjë pas kërkesave të tyre që janë dorëzuar në muajin mars.

“Nëse kërkesat tona nuk plotësohen deri në fund të muajit gusht, do të vihet në pikëpyetje edhe fillimi i vitit shkollor në shtator, deklaroi kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov.

Protestat e SASHK, profesor, arsimtar, mesues

Protestat e SASHK, profesor, arsimtar, mesues

Ndryshe, dje kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov tha se profesorët dhe arsimtarët, anëtarë të Sindikatës po ballafaqohen me kërcënime të shumta se do të largohen nga puna nëse dalin në protestën e paralajmëruar për sot.

Kërcënimet kanë shkuar deri aty sa të prekin edhe familjarët e tyre. Sipas Nedellkov presionet mbi anëtarësinë e SASHK-ut që të mos dalin në protesta vijnë kryesisht nga drejtorët e shkollave.

Lajme të ngjashme

Back to top button