Doli video e turistit nga Maqedonia në incidentin me fokën në Kroaci

Shtetasi nga Maqedonia i cili u dëbua nga Kroacia pasi që është konstatuar se ai nuk ka leje qëndrimi në këtë shtet paraprakisht kishte shqetësuar fokën, gjë që me ligj është e ndaluar. Mediat kroate dhe ata maqedonase shkruajnë se ai e kishte goditur disa herë fokën por nga video shihet se ai ka tendenca ta prek at. Megjithatë, edhe kjo është rreptësishtë e ndaluar pasi shqetëson fokën e mbrojtur me ligj, andaj policia kroate ka reaguar.

Edhe pse në plazh ka pasur tabelë që shkruante se është e ndaluar shqetësimi i fokave, shtetasi i Maqedonisë për dallim nga shtetasit e tjerë që pushonin në plazh ai nuk e ka respektuar këtë rregull.

Policia menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se shtetasi i Maqedonisë e ka thyer ligjin për mbrojtje të ambientit dhe e kanë dënuar me 200 euro. Pasi që është konstatuar se shtetasi nuk ka leje qëndrimi në Kroaci ai është dëbuar nga shteti kroat.

Lajme të ngjashme

Back to top button