Parlamenti miratoi ndryshimet për arsimin fillor të mesëm dhe të lartë

Nxënësit të cilët nuk janë paraqitur në testimin ekstern dhe të cilët nuk mund ta arsyetojnë mungesën me vërtetim nga mjeku ose nga ndonjë aktivitet tjetër, do të notohen dobët në dëftesë dhe kjo do të ndikojë në suksesin e përgjithshëm të nxënësit.

Kjo parashikohet me ndryshimet dhe plotësimet të ligjit për shkollimin fillorë që i ka votuar Parlamenti i Maqedonisë.

Tash me ligj do të ketë unifikim të të gjithë shkollave që të vendosin notë të dobët dhe të ketë ndikim në suksesin e përgjithshëm.

“Nëse nuk do të kishte ndikim në notën përfundimtare, nxënësit nuk do t’u paraqiteshin fare në testimin ekstern”, tha Ministri për Arsim dhe Shkencë, Abdilaqim Ademi.

Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, ndryshimet ligjore janë në drejtim të përparimit të testimit ekstern të nxënësve.

Në Maqedoni ka rreth 500 shkolla fillore dhe të mesme dhe nga përvoja personale e di se në testimin ekstern ka përgjegjësi të ndryshme tek komisionet”, tha Lasovska.

Deputeti iBDI-së, Ramiz Merko, theksoi se me ndryshimet ligjore Ministria për Arsim dhe Shkencë, krijon mundësi më të mira për arsimin.

Më ndryshimet në ligjin për mbrojtje sociale, siç informon zëvendësministri, Ibraim Ibraimi, krijohet baza për sjelljen e programit qeveritar për posedimin e pronësisë së tokës të cilën qendrat sociale e kanë në bazë të marrëveshjeve që kanë.

Lajme të ngjashme

Back to top button