Në Ohër ka ndodhur një rrahje masive midis dy grupeve

Në Ohër mbrëmë ka ndodhur një rrahje masive midis dy grupeve. Incidenti ka ndodhur në qendër të Ohrit, ndërsa bëhet e ditur për pjesëmarrjen e dy grupeve, që kanë qëruar hesapet midis tyre.

Policia theksoi se ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ku janë regjistruar edhe të plagosur, nga goditje me thikë dhe gjësende të tjera të forta.

Nga spitali kirurgjik theksojnë se janë pranuar dy pacientë nga Shkupi me lëndime të rënda ndaj të cilëve është intervenuar dhe aktualisht janë në gjendje stabile.

Policia njofton se tashmë ka identifikuar pjesëmarrësit në këtë incident dhe po merrr masat e nevojshme në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Back to top button