O Nil: Emri duhet të zgjidhet në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së

Pas 20 vitesh negociata të pasuksesshme Maqedonia duhet të kërkojë njohje nga ana e Asamblesë kombëtare, për anëtarësim në KB nën emrin kushtetues, deklaroi ambasadori RobinO Nill dhe ndërmjetës i parë në kontestin midis Maqedonisë dhe Greqisë për programin “Zëri i popullit”. Në lidhje me deklaratën e kryeministrit grek, Andonis Samaras se gjuha maqedonase është krijimtari e ideuar e komunistëve dhe se asnjëherë nuk ka dëgjuar për një gjuhë të këtillë, diplomati britanik, me kritikë: “komunizmi pohon se ka ideuar shumë gjera, por asnjëherë më parë nuk kam dëgjuar se ka ideuar gjuhë”.

Në këtë kontekst, ai sqaron se komentet e Samarasit për gjuhën maqedonase kanë treguar se sa është armiqësore marrëdhënia e Qeverisë greke ndaj Maqedonisë.

“Ndoshta ai shpreson se me këto deklarata do të marrë edhe mbështetjen e elementeve nacionaliste nga Bullgaria. Kjo tregon se sa keq është për Maqedoninë të lëshohet në një kontest joreal i cili zvarritet me vite. Bëhet gjithnjë e më vështirë të gjendet vendimi racional”, thotë O Nil.

Pikërsht për këtë, ai beson se Maqedonia duhet të kërkojë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare me fjalim deri te Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të shprehë falënderimin e Nimicit dhe angazhimin e tij në njëzetë vitet e kaluara për ta zgjidhur kontestin, por edhe ankesën që ata nuk kanë çuar drejt çfarëdo progresi drejt zgjidhjes.

“Qeveria e RM-së e falënderon tej mase Nimicin, për të gjitha veprat e tij, por, duhet me keqardhje duhet të konstatojë se, edhe pas njëzet viteve të kaluara nuk ka kurrfarë progresi dhe se nuk ka kurrfarë pikëpamjesh për gjetjen e zgjidhjes për problemin në këtë mënyrë. Pikërsht për këtë ata propozojnë që ta njoftojnë sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për këtë konstatim dhe të kërkojnë njohje nga ana e Asamblesë së Përgjithshme për anëtarësimin e Maqedonisë në KB nën emrin kushtetues siç është zgjidhur nga ana e popullit maqedonas, i cili u prononcua më 8 shtator 1991 në ditën e pavarësisë, ndërsa e cila njihet me të drejtën ndërkombëtare”.

Ai u përqendrua edhe në komentin e kancelares gjermane, Angela Merkel, rreth kompromisit të mundshëm.

“Me të drejtë mund të kërkoj kompromis në situatat ku realisht kemi kontest. Por, në këtë rast nuk kemi një kontest të vërtetë për emrin e Republikës së Maqedonisë, siç kam sqaruar këtu”, thotë O Nil.

Sa i takon pranimit të Maqedonisë në BE dhe NATO, shton ai, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë solli aktgjykim se sipas Marrëveshjes së përkohshme midis Greqisë dhe Maqedonisë, Maqedonia ka të drejtë aplikimi në këto organizata nën IRJM dhe se Greqia nuk mund të kundërshtojë për këtë.

“Në këtë situatë vlerësoi se ekziston obligim nga ana e vendeve të NATO-s dhe BE-së, SHBA-së, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe që ta shtyjnë Greqinë të ndalojë me obstruksionet ndaj Maqedonisë për t’u bërë anëtare e këtyre dy organizatave. Kjo gjë do ta përforconte stabilitetin në rajon dhe do të kontribuonte për progres më të madh. Një pritje e këtillë e Maqedonisë në këto organizata duhet të realizohet nën emrin përkatës sipas të drejtës ndërkombëtare: Republika e Maqedonisë”, decid O Nil.

Për atë nëse kushtet plotësuese për pranim të Maqedonisë në KB janë në pajtim me anëtarët e Kartës së KB-së dhe për komentin e Nimicit në Shkup se KB nuk bisedojnë për identitete dhe se mandati ka të bëjë për emrin, ambasadori O Nill me përgjigje:…

“Maqedonia tashmë është anëtare e KB-së. Greqia konsideron se ekziston kontest ndërmjet saj dhe Maqedonisë rreth emrit Republika e Maqedonisë. Sipas të drejtës ndërkombëtare, secili shtet ka të drejtë ta përdorë emrin të cilin ka zgjedhur vetë. Megjithatë, KB u bëri thirrje të dyja shteteve që ta zgjidhin këtë kontest, ndërsa Nimic punoi me durim të madh shumë vite për ta gjetur zgjidhjn e pranueshme për të dy vendet. Tërë kohën Greqia nuk ishte e gatshme të tregojë interes për cilindo emër i cili do të paraqiste kompromis të llojit të vet”. Komentet e Nimicit gjatë secilës vizitë në Shkup, sipas tij, ishin korrekte dhe të matura. Ai shpreson se në Athinë ka gatishmëri të sinqertë për gjetje të kompromisit, por thotë, druan se do të duhet të konkludojmë se nuk ekziston shpresë pë sukses të ndërmjetësimit të Nimicit.

“E vërteta është se Greqia nuk dëshiron të shohë zgjidhje të këtij kontesti, për shkak të arsyeve të cilat tërësisht janë në domen të politikës së brendshme greke. Emri Republika e Maqedonisë asnjëherë për këto 24 vite nuk i bëri kurrfarë dëmi Greqisë, e as që pati ndikim të dëmshëm ndaj stabilitetit të Greqisë. Në këtë situatë është pjekur koha që Maqedonia t’i drejtohet KB-së dhe të sqarojë se pas 20 viteve ky problem, i cili asnjëherë nuk ka qenë kërcënim për paqen dhe sigurinë nërkombëtare, (neni 2 (3) nga Karta e KB-së), për shkak të interesave të gjerë për stabilitet në Ballkan duhet të jetë lëndë e vendosshmërisë nga Asamblea e përgjithshme e KB-së me votim”, thotë diplomati britanik. Me fjalë të tjera, Maqedonia duhet të kërkojë nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së ta pranojë Maqedoninë në këtë organizatë me emër adekuat ndërkombëtar, Republika e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button