fbpx

Shkupi e Tirana u ndanë në paqe

Dy ekipet vëllazërore Shkupi dhe Tirana kanë luajtur ndeshje kontrolluese në Ohër, duke u ndarë miqësisht me rezultat të barabartë 0:0, ndërsa edhe pse rezultati nuk ka qenë i dëshiruar nga tifozët, trajnerët e dy skuadrave kanë ngelur shumë të kënaqur nga ajo që kanë treguar në fushë të përzgjedhurit e tyre.

Në 45 minutat e para më shumë ka dominuar skuadra kushtimisht thënë nikoqire, ajo e Shkupit, që në një rast ishte Goran Maznov që doli përballë portieri Stivi Frashëri, i cili nuk e lejoi sulmuesin shkupjan të shënoj në këtë pjesë lojë, gjithashtu më pas me raste për shënim u regjistruan edhe shanset e Bunjamin Asani dhe Muharem Bajramit, ndërsa për Tiranën portën e Zendelit tentuan ta rrezikojë Ervin Bulku dhe Enis Bakaj. Të përmendim se Tirana këtë sezon pretendon të jetë kampione e Shqipërisë dhe ka marrë përforcime shumë të mëdha, duke përfshirë shumë futbollistë të kombëtares shqiptare dhe futbollistë ndërkombëtarë.

Edhe pjesa e dytë ishte me të njëjtin ritëm, Ardian Nuhiu në dy tentime afrohej para portës por duke mos arritur të konkretizojë shanset, ndërsa për Tiranën sulmuan edhe Ndikumana dhe kroati Bushiq, por gjithçka përfundon para portës.
Me lojën e treguar në këtë ndeshje janë ndarë të gjithë futbollistët e Shkupit dhe trajneri Zekerija Ramadani, i cili mes tjerash tha: “Thash para ndeshjes se Tirana për ne do të jetë një test i madh dhe unë mundë të them me plot bindje se këtë edhe e bëmë. Ekipi im ka luajtur lojë të mrekullueshme, jamë i kënaqur nga angazhimi i tyre dhe besoj se me këtë ritëm jemi ne ekipi që do të ketë fjalën kryesore në kampionat”, është shprehur Ramadani.

Nga ana tjetër edhe trajneri i Tiranës Gugash Magani ka shprehur kënaqësinë për lojën e treguar nga dy ekipet. E rëndësishme është që zhvilluam një ndeshje shumë korrekte në aspektin e “fer play”-it, unë mendoj se dy skuadrat punuan mjaft mirë faktikisht dhe pavarësisht që nuk pati gola, pat lojë pati spektakël, pra vetëm se mungoi goli, çdo gjë tjetër ishte shumë profesionale”, është shprehur për faqen e FC Shkupi trajneri i Tiranës.

 

Magani ka komentuar në veçanti edhe lojën e skuadrës së Shkupit, duke u shprehur me tone pozitive për një ekip të Ligës së Dytë. “Unë mendoj se skuadra e Shkupit nuk kishte dallim me skuadrat e ekipeve superiore të Maqedonisë, shpresoj dhe besoj shumë, meqë kam dhe ish-futbollistin tim me të cilin ishim së bashku te Flamurtari, Zekerija Ramadanin e që tani është trajner i Shkupit, që të dalë kampion i kësaj kategorie dhe vitin tjetër të jetë në super ligë, duke e njohur Zekerijan që është një dal me shumë karakter dhe është profesionist, i uroj shumë sukses”, ka përfnduar Magani.

Tifozët e dy ekipeve anuan të bashkuar
Tifozët e dy ekipeve anuan të bashkuar

Ndeshjen Shkupi – Tirana e kanë ndjekur edhe tifozë të dy ekipeve, Shvercerat Shkup dhe Tirona Fanatics, të cilët njihen për bashkëpunimin e tyre, e këtë e treguan edhe në Ohër ku të bashkuar në një tribunë, e që ishin në mbi 100, u kanë kënduar ekipeve të tyre të zemrës. Shkupi derimë tani nga tri ndeshje kontrolluese ka dy barazime, 1:1 ka luajtur me Mlladostin e Ligës së Dytë, 3:2 ka mundur Sileksin e Ligës së Parë dhe barazimi i fundit është me Tiranën. / Portalb/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close