Nga 3000 punëtorët e falimentuar, gati gjysma nuk do të marrin ndihmë financiare

Nga 3000 punëtorët e falimentuar të planifikuar paraprakisht, deri tani 1768 punëtorë janë përfshirë me Ligjin me të cilin do të marrin ndihmë në para me vlerë prej 7100 denar në muaj deri në punësimin e tyre të serishëm ose deri në pensionim. Nga Agjencia e punësimit nuk i tregojnë emrat e kompanive të cilat janë përfshirë me Ligjin për përkujdesjen e punëtorëve të falimentuar dhe thonë se po bëhen verifikimet e kërkesave për marrjen e ndihmës shtetërore. Ligji që ishte promovuar para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare parasheh që të gjithë punëtorët që kanë mbi 25 vite stazh, dhe që kanë mbetur pa punë në firmat që janë mbyllur dhe që kanë qenë në pronësi dominuese të shtetit, të marrin nga 7100 denar në muaj deri në punësimin e tyre ose deri në pensionim.

“Punojmë në një grup më të madh, presim informata që janë shumë të rëndësishme për të vendosur nëse kompanitë janë me 51% pronësi shtetërore. Të gjithë ata që nuk i plotësojnë kushtet, 25 vite stazh, që kanë pasur faj dhe vullnet, ndërprerje të marrëdhënies së punës në ndërkohë, ua kemi dërguar vendimet. Kanë ngelur vetëm ata që dikur kanë qenë kompani shtetërore të bëjmë kontrollime shtesë për të mos bërë ndonjë gabim dhe t’i dërgojmë njerëzit madje edhe nga pesë herë të dorëzojnë ankesa, por t’i zgjidhim ato menjëherë”, tha Vllatko Popovski, drejtor i Agjencisë së punësimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button