Qeveria ndau 11 milion euro për Sheshin Skënderbeu

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar planin e propozuar nga Ministri i Vetëqeverisje Lokale, Lirim Shabani, për financimin e fazës së dytë të sheshit Skënderbeu në Shkup.

Sipas planit të miratuar, projekti do të financohet përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, kurse puna rreth ndërtimit do të menaxhohet nga Komuna e Çairit.

Fondi prej 11 milion eurove është paraparë të ndahet në disa vite. 2 milion për vitin 2014, 3 milion për vitin 2015, 3 milion për vitin 2016 dhe 3 milion për vitin 2017.

Pas përfundimit, ky shesh do të jetë sheshi më i madh në Maqedoni. Kjo fazë nënkupton fazën kur Sheshi Skënderbeu del prej komunës së Çairit në Komunën Qendër, arrin deri tek Filarmonia, Tetari Kombëtar Maqedonas dhe Hamami i Daut Pashës.

Lajme të ngjashme

Back to top button